Shkurt.ch
BE-ja ul tarifat “Roaming”, Zvicra nën presion
Gjatë korrikut BE-ja ka paralajmëruar uljen e tarifave të telefonisë mobile “Roaming”
Me fillimin e pushimeve të verës, qytetarët e BE-së do të paguajnë për një thirrje në Evropë vetëm 35 cent për minutë.Ndërsa konsumatorët e operatorit “Sunrise” në Zvicër duhet për një minutë të paguajnë 1.70 franga ndërsa ata në “Orange” do të duhet të paguajnë për minutën e parë 1.20 franga ndërsa për çdo minutë shtesë nga 40 rapë, dhe konsumatorët e “Swisscom” me 80 rapë në minutë. Megjithatë edhe në Zvicër është paralajmëruar një zbritje minimale prej 5 rapë për minutë. Edhe “Sunrise” ka paralajmëruar risi sa i përket çmimeve të paktën gjatë sezonit veror.Tarifa më të ulëta për thirrjet “Roaming” janë gjithashtu të mundshme edhe në Zvicër, nëse nuk bëhet presion për uljen e çmimeve, tha zëdhënësja për media në Swiscom, Roetz Carsten. Prandaj ajo tha të mos ketë nevojë për një rregullore përkatëse. “Kjo të do të forconte pozicionin në treg të “Swisscom-it”, tha zëdhënësja e Organge, Marie-Claude Debons. Nga ana tjetër, Këshilli Federal i Zvicrës nuk e konteston faktin që zviceranët paguajnë më shumë për thirrjet jashtë vendit se qytetarët e BE-së. “Krijimi i njëanshëm i një rregullore për kufizimin e çmimeve të thirrjeve telefonike nuk do të jetë i përshtatshëm për shkak se do të jetë vetëm në interes për konsumatorët, por jo për operatorët mobil që duhet të paguajnë për përdorimin e rrjetit të huaj”, thuhet në përgjigjen e Këshilli Federal.
Por, Qeveria e Zvicrës e di se nën presionin e Parlamentit nuk mund ta anashkalon një marrëveshje me BE-në, ka thënë Roberto Rivola nga Zyra Federale për Komunikacion.
“Nëse regjimi “Roaming” i BE-së zgjerohet edhe në vendet e tjera evropiane, Zvicra do ta shqyrtonte mundësinë e një marrëveshjeje të tillë”, ka thënë Rivola.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












