Lajme
BE-ja shihet si partneri i ri i sigurisë për Zvicrën
Politikanë nga shumica e partive në Parlamentin Federal po bëjnë thirrje që Zvicra të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Komiteti i Politikës së Sigurisë i Këshillit Kombëtar ka propozuar që Këshilli Federal të fillojë negociatat për një marrëveshje partneriteti, ndërsa vendimi pritet të merret në shtator, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Nisma vjen në një kohë tensionesh në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, ku tarifat e larta dhe kostot për avionët luftarakë gjatë presidencës së dytë të Donald Trump po e vështirësojnë bashkëpunimin. Për këtë arsye, shumë deputetë e shohin Bashkimin Evropian si një partner më të qëndrueshëm.
“Situata gjeopolitike ka ndryshuar. SHBA-të nuk janë më një partner i besueshëm. Zvicra duhet të zvogëlojë varësinë dhe të rrisë bashkëpunimin me fqinjët evropianë,” tha Fabian Molina, këshilltar kombëtar i SP-së.
Përveç forcimit të sigurisë kibernetike, luftës kundër spiunazhit dhe terrorizmit, bashkëpunimi me BE-në do t’i mundësonte Zvicrës edhe çmime më të ulëta në prokurimin e armëve, thonë mbështetësit e mocionit. Deputeti i FDP-së, Heinz Theiler, nënvizoi se kjo do të sillte gjithashtu përfitime për industrinë zvicerane të mbrojtjes dhe tregje më të gjera.
Nga ana tjetër, Partia Popullore Zvicerane (SVP) e kundërshton ashpër këtë plan, duke paralajmëruar se ai rrezikon neutralitetin. “Marrëveshje të tilla krijojnë pasiguri. Zvicra duhet të forcojë industrinë e vet dhe të ruajë bashkëpunimin e gjerë, përfshirë SHBA-në,” deklaroi Thomas Hurter, këshilltar kombëtar i SVP-së.
Megjithatë, si Këshilli Federal ashtu edhe shumica e forcave politike në Parlament theksojnë se një partneritet i tillë nuk bie ndesh me neutralitetin, pasi nuk përfshin misione ushtarake, por kryesisht koordinim, projekte të përbashkëta dhe prokurim të përbashkët.
Vendimi për këtë çështje pritet të merret në javën e parë të seancës së shtatorit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











