Kuriozitete
BE-ja heq dorë përkohësisht nga norma rigoroze Euro 7
BE-ja planifikon të heqë dorë tash për tash nga norma rigoroze Euro 7
Paralajmërimet e Komisionit Evropian kanë shqetësuar shumë prodhues të veturave, sidomos ata gjermanë, të cilët kanë në treg vetura të mëdha SUV me motor dizel dhe benzinë. Fjala është për standardet e emetimit të gazrave Euro 7, që është paraparë të futet në fuqi më 2025.
Me kufizimet e paralajmëruara të emetimit të lejuar të gazrave nga 30 deri në 10 mg për kilometër të oksidit të azotit, kjo do të ishte thjesht një fund për motorët me nxehje të brendshme, pasi kufiri i lejuar është tejet rigoroz, gati i pakapshëm për prodhuesit. Në fakt, vetë marzha e gabimit të emetimit të gazrave tash për tash shkon deri në 30 mg për kilometër të oksidit të azotit. Sipas kësaj, në treg do të mbesnin vetëm veturat elektrike.
Siç shkruan revista HAK, në një letër të re rekomandimi, organi këshillimor i BE-së, Grupi Këshillëdhënës për Standardet dhe Emetimet e Automjeteve (AVGES), distancohet nga qëllimet utopike.
Pa dyshim, zgjidhja afatgjatë është zvogëlimi i përdorimit të lëndëve djegëse fosile dhe me kalimin e kohës, të bëhet zhvillimi i veturave me lëndë djegëse sintetike.
Veturat më moderne në treg sot për sot janë shumë më poshtë vlerave aktuale të përcaktuara me standardin Euro-6d.
Rekomandimi i AVGES-it është vetëm një rekomandim, jo një vendim përfundimtar. Sidoqoftë, deklarata e këtij grupi është paralajmërim i vendimit që pritet të pasojë dhe sigurisht nuk ka ardhur pa konsultime paraprake me të gjitha organet politike të BE-së.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













