Uncategorized
BE-ja, plan radikal për të parandaluar fluksin e refugjatëve
Liderët e Bashkimit Evropian (BE) janë duke menduar një “plan radikal” për të ndaluar fluksin e emigrantëve nëpërmjet Ballkanit , duke propozuar bllokim të plotë të kufirit të Maqedonisë me Greqinë, në mënyrë që autoritetet greke të detyrohen të punojnë urgjentisht për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Evropës, shkruan gazeta britanike “Financial Times”, përcjell albinfo.ch.
Të hënën këtë mund ta diskutojnë ministrat e brendshëm të BE-së, thotë “Financial Times”, derisa Komisioni Evropian (KE) dhe Gjermania janë të gatshëm të mbështesin propozimin e Sllovenisë që do të ndihmojë Shkupin për të mbyllur kufirin me Greqinë dhe kështu të parandalohet fluksi i pakontrolluar i emigrantëve.
Të mërkurën pikëpamjet tashmë janë shkëmbyer nga ambasadorët e misioneve të shteteve anëtare në Bruksel, të cilët kanë përgatitur axhendën e takimit të ministrave të brendshëm të BE-së, të hënën në Amsterdam, ku temë kryesore do të jetë fluksi i emigrantëve nëpërmjet rrugës perëndimore të Ballkanit.
Propozimi slloven drejtuar udhëheqësve të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor ka të bëjë me ofrimin e ndihmës së drejtpërdrejtë Qeverisë së Shkupit për të marrë forcimin e mbikëqyrjes në kufirin me Greqinë dhe për të stopuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm.
Shumë ekspertë evropianë kanë arritur në përfundimin se mbyllja e kufirit maqedonas-grek, në fakt, do të izolonte Greqinë nga zona Shengen dhe pjesa tjetër e Bashkimit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










