Lajme
BE-ja në raportin e progresit do të paraqet shqetësimet e mëdha për Kosovën
Raporti aq i pritur dhe i përfolur i Komisionit Evropian për Kosovën, si dhe vendet e tjera të përfshira në paketën e zgjerimit tashmë është shkruar dhe kopjet e tyre janë duke qarkulluar në mënyrë interne në Komisionin Evropian.
“Koha Ditore“, shkruan se ka arritur të shohë pjesë nga këto raporte, të cilat bëjnë të qartë në disa raste progresi, por po ashtu rikonfirmojnë shqetësimet e mëdha për gjendjen kritike në disa fusha, si sundimi i ligjit, krimi i organizuar dhe korrupsioni, tenderimi publik dhe sidomos gjendja e vështirë në lirinë e shprehjes.
Sipas kësaj gazete fjala është për drafte, të cilat në një masë ende mund të pësojnë ndryshime, sepse për to do të diskutohet së paku edhe në tri takime të ndryshme në Komision para se të miratohen.
Ajo që kosovarët më së shumti presin si ndonjë lajm të vogël pozitiv është se çfarë do të rekomandojë Komisioni Evropian rreth mundësisë së nisjes së dialogut për vizat.
Rekomandimi ende është pjesë në Raport, ku më vonë pritet të shkruhet porosia, por nga pjesa e draftit fitohet përshtypja se Komisioni, ndonëse me dy vjet vonesë, më në fund do të mund të hapë rrugën për nisjen e dialogut të vizave, shruan kjo gazetë.
Kjo mbase mund të jetë edhe njëra ndër pikat sado pak positive në raport, krahas lëvdatave për miratimin e një numri të kufizuar ligjesh.
Kurse pjesë të tjera vazhdojnë të jenë shqetësuese për Kosovën dhe tregojnë se në këtë shtet të ri dukuritë negative vazhdojnë të jenë dominuese ndërsa progresi, aty ku ka, është i paktë.
Komisioni Evropian në raportin e këtij viti, ka kritikuar Kosovën në shumë fusha për mungesë reformash, por në disa raste për këtë e ka fajësuar edhe procesin e tejzgjatur zgjedhor.
Gjithashtu në dreft thuhet se shumë më tepër duhet bërë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Administrata publike mbetet e dobët dhe zbatimi i reformave në gjyqësor mbetet sfidë.
Raporti mirëpret suksesin në integrimin e serbeve kosovarë, por kjo vlen vetëm për pjesën në anën jugore të lumit Ibër.
“Në anën tjetër, në veri të Kosovës tensioned ndëretnike kanë vazhduar“, thuhet në raport, ku qartësohet se strukturat në atë pjesë janë të mbështetura nga Beogradi.
Struktura të ndara serbe, të mbështetura nga Beogradi, kanë refuzuar regjistrimin e popullsisë dhe kanë inkurajuar bojkotin e zgjedhjeve të organizuar nga autoritetet e Kosovës.
Komisioni thërret të gjithë që të bashkëpunojnë në tërësi me EULEX-in“, thuhet ndër të tjera në dokument.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












