Shqipëria
BE-ja ndan 110 milionë euro grante për infrastrukturën rrugore në Shqipëri

Është bërë e ditur se delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri tha se BE-ja ka siguruar më shumë se 110 milionë euro grante për infrastrukturën rrugore në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Delegacioni i Bashkimit Europian shprehet se “që prej vitit 2010, BE-ja ka siguruar më shumë se 110 milionë euro grante për infrastrukturën rrugore në Shqipëri, duke rindërtuar më shumë se 700 km rrugë nacionale dhe dytësore”.
“Kjo mbështetje ka përmirësuar standardet e rrjetit rrugor, duke kontribuar në përmirësimin e ndërlidhjes dhe krijimin e mundësive të reja tregtare për bizneset vendore”, shprehet Delegacioni i Bashkimit Europian.
Po ashtu, Delegacioni i Bashkimit Europian ka shpërndarë një video, ku tregohen investimet në infrastrukturë.
Në videon e shpërndarë nga Delegacioni i Bashkimit Europian thuhet se “Shqipëri aspiron të anëtarësohet në BE dhe po bën përmirësime të shpejta për të përmirësuar standarde e rrjetit të saj rrugor. Në këtë kontekst BE ka mbështetur Shqipërinë përmes projekteve, ekspertizës dhe ndihmës financiare për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrugëve. BE ka siguruar më shumë se 110 milionë euro për infrastrukturën e rrugëve, falë kësaj mbështetje Shqipëria dhe BE-ja rindërtuan më shumë se 700 km rrugë dytësore, këto projekte kontribuojnë për një rritje më të madhe të shkëmbimit ekonomik të Shqipërisë me vendet fqinje. BE gjithashtu ka mbështetur për forcimin e institucioneve përgjegjës për transportin rrugor dhe ka ndihmuar për të përafruar legjislacionin shqiptar në sektorin e transportit me atë të BE-së. Për sa i përket transportit rrugor, BE ka ndihmuar Shqipërinë që t’i kushtojë rëndësi mirëmbajtjes së rrugëve. Strategjia Kombëtare e transportit e mbështetur nga BE pritet të bëjë një ndryshim të prekshëm si për njerëzit, ashtu dhe për mjetet në të gjithë rajonin”.
https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/videos/1098917227170979/
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci Nënkolonel Shpend Zogaj diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci ...
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?