Lajme
BE-ja kufizon çmimin për produktet ruse të naftës
Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për vendosjen e çmimit tavan për produktet ruse të naftës. Më vonë edhe vendet e G7-së dhe Australia deklaruan se kanë rënë dakord për kufizime të tilla, që do të vlejnë nga e diela.
Vendet e BE-së, sipas presidencës suedeze, kanë rënë në ujdi për të vendosur çmimin tavan për produktet ruse të naftës. Me këtë kufizim të çmimit maksimal, BE kërkon të ulë të ardhurat financiare të Rusisë për luftën në Ukrainë.
Sipas diplomatëve të BE-së, vendoset një çmim tavan me 100 dollarë për fuçi për produkte derivate si dizeli dhe 45 dollarë për fuçi për produkte më të lira, si vaji për ngrohje. Ky vendim pason një propozim të Komisionit Europian, sipas të cilit çmimet tavan do të hyjnë në fuqi nga e diela.
Vendet G7 dhe Australia ndjekin BE-në
Polonia dhe shtetet baltike, Letonia, Lituania dhe Estonia, kishin kërkuar, sipas diplomatëve, çmime edhe më të ulëta, gjë që i shtyu me disa ditë negociatat. Edhe G7 dhe Australia kanë rënë dakord po ashtu për një kufizim të çmimit të produkteve ruse të naftës.
Në fillim të dhjetorit, BE, G7 dhe Australia kishin vendosur një çmim tavan për naftën e papërpunuar ruse me 60 dollarë. Shoqërive perëndimore të anijeve dhe sigurimeve iu lejohet transporti dhe sigurimi i produkteve ruse të naftës vetëm nëse në blerje janë zbatuar rregullat e vendosura për çmimin tavan.
Ministrja amerikane e Financave, Janet Yellen, deklaroi se ka shenja se çmimet tavan zvogëlojnë të ardhurat ruse nga nafta e papërpunuar. Sipas një vlerësimi të bërë të ditur, nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, të enjten nga çmimi tavan aktual Moska humb 160 milionë euro në ditë. /Deutsche Welle
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












