Lajme
BE-ja kërkon ndihmën e SHBA-së për mediat sociale
Bashkimi Evropian ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të frenuar fuqinë e mediave sociale, duke krijuar rregulla globale për funksionimin e tyre.
Thirrja u bë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Platformat në internet kanë ndikim, jo vetëm në konkurrencën e lirë dhe të ndershme, por edhe në demokracitë tona, sigurinë tonë dhe në cilësinë e informacionit”, tha von der Leyen të martën gjatë Forumit Ekonomik Botëror, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Sipas saj, kompanitë e internetit, duhet të marrin përgjegjësinë për mënyrën se si ato shpërndajnë, promovojnë dhe fshijnë përmbajtjen.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në fjalën e saj gjithashtu iu referua fuqisë së kompanive të mediave sociale.
“Pasi kemi tendenca të monopolit, natyrisht, për këtë duhet të flasim në nivel ndërkombëtar”, tha ajo.
Rreth 2.000 udhëheqës politikë dhe të biznesit po marrin pjesë në diskutimet në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.
Takimi po mbahet përmes internetit për shkak të pandemisë së COVID-19, në vend të mbledhjes së zakonshme në vendpushimin malor zviceran të Davosit.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











