Kosova
BE-ja i kërkoI Kosovës që “menjëherë” ta shtensionojë situatën
Bashkimi Evropian dënoi dhunën në Zveçan – komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës – “në termat më të fuqishëm të mundshëm”, përcjell albinfo.ch.
Një ditë më herët atje, grupe protestuesish serbë, që kundërshtonin instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë, u përleshën me forcat paqeruajtëse të KFOR-it.
Së paku 25 ushtarë u plagosën, ashtu si edhe dhjetëra protestues.
“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Përmes një postimi në Twitter, ai tha se BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte” ta shtensionojnë situatën.
“Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, tha Borrell.
Tensionet u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës hyri me forcë në komunat me shumicë serbe në veri: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit.
Në përleshjet e asaj dite me protestuesit serbë, së paku pesë zyrtarë policorë u plagosën.
Derisa Qeveria e Kosovës e cilësoi si kushtetuese ndërhyrjen e policisë, ajo nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila tha se përdorimi i forcës është i papranueshëm.
Në përgjigje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dha urdhër për vendosjen e ushtrisë serbe në gatishmëri të lartë luftarake.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












