Lajme
BE-ja duhet të përdorë të gjitha vaksinat, thotë rregullatori evropian
Sipas rregullatorit evropian, ende është shumë herët të thuhet nëse një lloj i veçantë i vaksinës është më i miri
Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin të gjitha opsionet e vaksinave kundër koronavirusit që janë në dispozicion për të luftuar pandeminë, tha të enjten (më 17 qershor) Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Sipas rregullatorit evropian, ende është shumë herët të thuhet nëse një lloj i veçantë i vaksinës është më i miri, raporton AFP.
Disa vende kanë kufizuar imunizimin me vaksinat e AstraZeneca-s dhe Johnson&Johnson për shkak të shqetësimeve të lidhura me mpiksjen e gjakut. Ato kryesisht po e zhvillojnë fushatën e imunizimit me vaksinat Pfizer dhe Moderna.
“Akoma jemi në pandemi dhe është shumë e rëndësishme që për luftimin e saj të përdorim të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion”, tha Marco Cavaleri, shef i strategjisë së vaksinave të EMA-s, në një konferencë për media.
Eksperti i EMA-s shtoi se është “shumë e vështirë të thuhet” se cili lloj i teknologjisë me të cilën prodhohen vaksinat mund të rezultojë më i suksesshëm në të ardhmen. Sipas tij, të gjitha vaksinat ekzistuese “tashmë kanë shpëtuar miliona jetë”.
EMA ka autorizuar për përdorim katër vaksina: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe J&J.
Një nga katër vaksinat e tjera që janë nën shqyrtim nga kjo agjenci është edhe CureVac e Gjermanisë. Në bazë të rezultateve të testimit, doli se ajo ishte vetëm 47 për qind efektive.
Kjo shifër është nën pragun 50 për qind të efikasitetit, por Cavaleri tha se “kjo nuk do të thotë që agjencia nuk do të shqyrtojë tërësinë e provave” përpara se të marrë një vendim.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se nuk do të vendosë një prag 50 për qind të efikasitetit për vaksinat e koronavirusit që do të miratohen për përdorim.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











