Lajme
BE-ja diskuton për Inteligjencën Artificiale
Autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave, “Garante” pas ndalimit të përdorimit të ChatGPT brenda territorit të Italisë, kërkon që OpenAI të informojë klientët e saj, se çfarë ndodh me të dhënat e tyre kur përdorin ChatGPT, përcjellë albinfo.ch.
Përveç kësaj, duhet marrë leja e klientëve, nëse të dhënat përdoren për të zhvilluar më tej këtë softëare, duhet penguar aksesi për fëmijët nën moshën 13 vjeçare. Nëse këto kushte përmbushen deri në fund të muajit prill, thotë “Garante” në një deklaratë shtypi, atëherë “OpenAI” lejohet që të hapë sërish për Italinë softwaren ChatGPT. Një zëdhënës i “OpenAI” në San Francisco shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë. Ai tha po ashtu se shpreh kënaqësinë që autoritetet italiane e rishqyrtojnë edhe një herë vendimin e tyre, shkruan DW.
Pa marrë parasysh këtë, Spanja dhe Franca kanë shprehur pasiguritë e tyre në lidhje me ChatGPT.
Në Bashkimin Evropian nuk ekziton një ligj që do të mund të merrej me trajtimin e Intelegjencës Artificiale dhe përdorimin e saj. Komisioni i BE-së, dy vjet më parë shpërndau një projektligj i cili ende është në konsultime ne Parlamentin Evropian, përcjellë albinfo.ch.
Ky projektligj pritet të formalizohet dhe të hyjë në fuqi nga vitit 2025. Zhvillimet në inteligjencën artificiale si puna e ChatGPT nuk ishin ende prezente në treg dy vjet më parë dhe kur të hyjë ligji i ri në BE, do jenë zhvilluar edhe më shumë, thotë deputeti europian Axel Voss (kristiandemokrat). “Por zhvillimet janë prezente, dhe në fakt ecin aq shpejt sa që shumë tyre nuk do të jenë më të përshtatshme me kohën kur të hyjë ligji në fuqi,” thotë Axel Voss për Deutsche Wellen. Ai merret prej vitesh me Inteligjencën Artificiale për fraksionin kristiandemokrat të Parlamentit Europian dhe ka luajtur rol kryesor në përpilimin e “Ligjit për Inteligjencën Artificiale” të BE, shkruan DW.
Nuk është e sigurt nëse përdorimi i gjeneratorit të tekstit CHATGPT do të përfshihet në ligjin e BE-së. Projektligji i ndan programet e IA në disa kategori duke filluar që nga “të papranueshme” deri tek “të padëmshme”, përcjellë albinfo.ch.
Vetëm kur rreziqet janë të nivelit të mesëm dhe të lartë, duhen bërë rregullime të caktuara për dokumentimin e algoritmeve, për transparencën dhe zbulimin e përdorimit të të dhënave, shkruan DW.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










