Lajme
BE-ja deklarohet për “Open Ballkan”
I mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë zhvilluar disa takime të përbashkëta me qëllim të shtyrjes përpara të idesë së tyre të Minishengenit, të riemëruar si “Open Balkan”. Kjo nismë është shndërruar edhe në “mollë sherri” mes Prishtinës dhe Tiranës, për shkak të refuzimit të Kosovës për përfshirje, meqë kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, thotë se “Open Balkan” është “tendencë e Vuçiqit për hapje të Ballkanit ndaj Rusisë e Kinës, si dhe oligarkëve e kriminelëve të luftës”.
Por, cili është qëndrimi i Bashkimit Evropian lidhur me “Open Balkan” dhe a duhet t’i bashkohet Kosova kësaj iniciative?
Përgjigje lidhur me këtë për Gazetën Express ka dhënë Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim. Ajo ka thënë se BE-ja i mirëpret angazhimet e liderëve për bashkëpunim rajonal, derisa e thekson rëndësinë thelbësore të gjithëpërfshirjes.
Pisonero gjithashtu e ka rikujtuar edhe zotimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.
“Ne i mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara. Në të njëjtën kohë, një proces që e përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që rajoni të përparojë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një angazhim politik i marrë nga gjashtë udhëheqësit e rajonit në Samitin e Sofjes vjeshtën e kaluar”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënëses së BE-së, Ana Pisonero.
Ajo në fund ka thënë se BE-ja është duke krijuar mundësi investimi në rajon përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe se tashmë i takon rajonit që t’i shfrytëzojë këto mundësi në mënyrën e duhur.
“Ne po sjellim mundësi të rëndësishme investimi në rajon nëpërmjet Planit Ekonomik dhe atij të Investimeve. Tani i takon rajonit t’i përdorë ato mirë duke e shfrytëzuar potencialin e tij të plotë ekonomik dhe duke ngritur një treg të përbashkët rajonal bazuar në rregullat e BE-së”, ka përfunduar Pisonero.
Se iniciativat për bashkëpunim rajonal kanë përfitime kanë thënë edhe nga Qeveria Federale e Gjermanisë. Gjithashtu, edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se Kosova duhet të jetë më mendjehapur karshi iniciativave rajonale.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












