Bota
BE do të ngrijë pasuritë e Putinit dhe Lavrovit
Për një veprim të tillë, vendet e BE-së janë marrë vesh në kuadrin e zbatimit të vendimeve të samitit special të BE-së të enjten në mbrëmje
Sipas informacioneve nga një zyrtar i paidentifikuar i BE-së, vendet e BE-së kanë rënë dakord të ngrijnë asetet e presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm, Sergej Lavrov.
Për këtë veprim janë marrë vesh në kuadrin e zbatimit të vendimeve të samitit special të BE-së të enjten në mbrëmje, transmeton albinfo.ch.
Një zyrtar i BE-së ka thënë gjithashtu për agjencinë e lajmeve Reuters të premten se janë duke u punuar elemente të tjera të raundit të tretë të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
“Ne po veprojmë sa më shpejt që të mundemi”, është shprehur zyrtari në fjalë, përcjell albinfo.ch. BE-ja mund të shënjestrojë gjithashtu edhe “shumë oligarkë të tjerë”.
Pak më parë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ishte ankuar për reagimin joadekuat, gjegjësisht, të dobët, të Evropës ndaj sulmeve ruse në Ukrainë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














