Lajme
BE-ja diskuton për të ardhmen e buxhetit
Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian diskutuan sot në Pragë masa të ndryshme për të reformuar rregullat e përbashkëta të buxhetit të bllokut.

Rregullat zakonisht strikte të borxhit dhe deficitit të BE-së janë pezulluar kryesisht për shkak të pandemisë së Covid-19 që nxiti edhe vende, si Gjermania, për të marrë përsipër shuma të mëdha të borxhit publik.
“Rregullat duhet të jenë të qarta dhe ato duhet të jenë të zbatueshme. Kjo do të thotë se ato duhet të jenë realiste”, tha ministri çek i Financave, Zbynek Stanjura, i cili kryesoi bisedimet, duke shtuar se qëndrimet mes vendeve të BE-së ishin ende të ndryshme, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
BE-ja po planifikon t’i kthehet disiplinës buxhetore të vitit 2024, por lufta në Ukrainë, perspektivat e ndryshuara gjeopolitike dhe ekonomike dhe investimet e mëdha të nevojshme për të luftuar ndryshimet klimatike shtrojnë pyetjen sesi duhet të duken rregullat e ardhshme.
Komisioneri i Ekonomisë, Paolo Gentiloni, tha në fillim të kësaj jave se pritet që vendet e BE-së të hartojnë plane fiskale afatmesme që do të lejojnë më shumë fleksibilitet për të arritur një nivel të qëndrueshëm të borxhit, duke marrë parasysh investimet e nevojshme.
“Berlini do të ishte i përgatitur të lejonte një farë lirie në afat të shkurtër nëse borxhi publik reduktohet në mënyrë të besueshme në terma afatgjatë”, tha sot ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, në Pragë.
Më herët, Lindner tha se ai dëshironte t’u përmbahej rregullave afatgjata, tashmë të pezulluara të Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes së BE-së që i detyrojnë vendet anëtare të mos marrin borxh më shumë se 60% të prodhimit të tyre ekonomik dhe të kufizojnë deficitet buxhetore në 3% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB).
Komisioni Evropian pritet të paraqesë propozimin e tij për reformën legjislative muajin e ardhshëm, i cili do të jetë fokusi i diskutimeve të ministrave të Financave të BE-së, për të rënë dakord për rregullat e përbashkëta të buxhetit në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Ofendoi rëndë zyrtarët policorë, arrestohet mërgimtari Në qytetin e Pejës, një shtetas amerikan, pasagjer në një veturë të ndaluar për kundërvajtje në...
-
Rinor Kastrati diplomon në Londër, ngre flamurin shqiptar me krenari
-
Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
-
Vëllai dhe motra e boksierit Besar Nimani, në gjyq për hakmarrje
-
MPJD dënon arrestimin arbitrar të shtetasit kosovar në Serbi
Jeta në Austri
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës Fiona merr titull në Medizinische Universität Wien...
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit
-
Rreth 360,000 të papunë në Austri në korrik
-
Kancelari i Austrisë kundër rritjes së moshës ligjore të pensionit