Lajme
BE: Biden do t’i japë frymë tjetër bashkëpunimit me Evropën
Bashkimi Evropian pret që Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të nxisë një frymë të re bashkëpunimi për të përballuar sprovat kryesore që mundojnë aktualisht botën.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, adresoi një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Biden, nga i cili kërkon një bashkëpunim më të mirë për të adresuar problemet me pandeminë e COVID-19, ndryshimet e klimës, respektimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe sidomos stabilitetit dhe sigurisë në rrafshin botëror.
“Bashkimi Evropian qëndron i gatshëm për të intensifikuar bashkëpunimin me administratën dhe kongresin e ri amerikan. Së bashku do të adresojmë [më mirë] sprova botërore si pandemia e coronavirusit dhe ndikimit të saj në ekonomi, ndryshimet klimaterike dhe humbja biodiversitetit [mjedisor], nevoja për një rregullore ndaj ekonomisë dhe shoqërisë digjitale, sigurisë botërore dhe reformimit të marrëdhënieve shumëpalëshe”, u shpreh presidentja Von der Leyen, transmeton Euronews Albania, përcjell Albinfo.ch.
Më tej drejtuesja e Komisionit Evropian tha se “shihte përpara për të drejtuar këtë axhendë me Presidentin Biden”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












