Lajme
BE alarmon sërish për krizën e ushqimit
Bota rrezikon të hyjë në krizë urie dhe shkaktare është Rusia.
Akuza erdhi nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrel. Sipas tij, arsyeja lidhet me bllokadën ruse për anijet me drithëra nga Ukraina, por edhe kufizimet për eksportet të vendosura nga Kremlini.
Kërcënimi mbi sigurinë ushqimore dhe “beteja” me Rusinë rreth sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës, do të jenë tema kryesore e bisedave në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, të hënën në Luksemburg, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
“Jemi të gatshëm të punojmë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët tanë për të parandaluar çdo ndikim të padëshiruar në sigurinë globale të ushqimit”, tha Borrell, në një artikull të botuar në blogun e tij zyrtar.
Zyrtari i lartë i unionit pohoi se Rusia po i përdor eksportet e grurit si mjet shantazhi kundër kujtdo që kundërshton agresionin e saj në Ukrainë. Sikur të mos mjaftonte bllokimi i dërgesave të drithërave dhe plehërave ukrainase, Rusia po aplikon edhe taksa për eksportet e saj të drithit.
“Është e domosdoshme që të lejohet qarkullimi me anije i eksporteve nga Ukraina. Nëse kjo nuk ndodh, rrezikojmë të përballemi me një katastrofë ushqimore globale. Shpresojmë që zgjidhja të vijë në ditët në vijim”, paralajmëroi Borrel.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














