Lajme
BE: 160 milionë euro fonde për energji i jepen Ukrainës
Von der Leyen sot në Ukrainë për të diskutuar për ndihmën milionëshe për energjinë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot po qëndron për vizitë në Ukrianë, për të diskutuar rreth ndihmës prej 160 milionë euro fondesh për energjinë, në mënyrë që dimri të kalohet më lehtë në vendin e shkatërruar nga lufta.
Von der Leyen u ka thënë gazetarëve të enjten se 100 milionë euro nga fondet do të jenë nga asetet e ngrira ruse për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Është e drejtë që Rusia të paguajë për shkatërrimin që shkaktoi”, ka thënë ajo, raportoi AP.
Bashkimi Evropian vlerëson se rreth gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është shkatërruar, duke e bërë punën e ngrohjes së shtëpive, spitaleve dhe shkollave gjithnjë e më të vështirë, ndërsa temperaturat bien përpara dimrit të tretë me luftë, me të cilin do të përballet vendi.
Von der Leyen ka thënë se Rusia e dinte mirë se bombardimi i stacioneve energjetike ishte goditje për pikën më të dobët të Ukrainës.
“Si miq dhe partnerë të Ukrainës, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur dritat ndezur. Dhe, ndërsa dimri po afron, ne duhet të mbajmë ngrohtë popullin e guximshëm të Ukrainës”, ka deklaruar von der Leyen.
BE-ja vlerëson se i ka dhënë Ukrainës të paktën 2 miliardë euro si mbështetje energjetike që nga pushtimi i shkurtit të vitit 2022.
Von der Leyen ka bërë të ditur se do të takohet të premten me presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev për të diskutuar çështjet e energjisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










