Lajme
BE: 15 miliardë euro ndihma për vendet në nevojë
Ndërsa shumica e Bashkimit Evropian mbetet e mbyllur, numri i të vdekurve vazhdon të rritet në Itali, Spanjë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Është bërë e ditur se Bashkimi Evropian njoftoi se do të sigurojnë 15 miliardë euro (16.4 miliardë dollarë) për të ndihmuar vendet e varfra të luftojnë pandeminë e koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila tha se paratë do të ndihmojnë vendet me sistem të dobët të kujdesit shëndetësor të trajtojnë ndikimin e COVID-19 dhe gjithashtu të ndihmojnë rimëkëmbjen e tyre ekonomike në plan afatgjatë.
“Ne do ta fitojmë këtë betejë vetëm me një përgjigje të koordinuar globale”, tha Von der Leyen në një video të postuar në Twitter.
“Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian po siguron më shumë se 15 miliardë euro për të ndihmuar partnerët tanë në gjithë botën për të luftuar koronavirusin”.
Ndërsa shumica e Bashkimit Evropian mbetet në mbyllje, numri i të vdekurve vazhdon të rritet në Itali, Spanjë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Videoja nuk jepte detaje se nga do të vinin paratë e as nga cilat vende do të përfitonin. Ministrat e zhvillimit të BE-së do të takohen me “video thirrje” të mërkurën për të diskutuar detajet e ndihmës financiare për vendet e cenueshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











