Lajme
BDI pajtohet me ligjin për shqipen, Zaev pritet të marrë mandatin
BDI dha pëlqim për draft-ligjin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe nga ku mund të fillojmë të diskutojmë edhe për çështjet tjera. Tani po diskutohet për ekonomi
Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i ka dhënë drite jeshile Ligjit i cili rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni, dhe kështu marrëveshje për koalicion me LSDM-në, duket se nuk është larg. Sipas Ligjit, marrëveshja me LSDM-në, parashikon përdorimin e shqipes në të gjitha instancat e shtetit.
Për ligjin e gjuhës shqipe paraprakisht kishte ofruar një version Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, por më pas BDI në bashkërendim me Aleancën për Shqiptarët, dhe konsultë më të gjerë të ekspertëve juridikë, hartoi draftligjin që mundëson avancimin e statusit juridik të përdorimit të gjuhës shqipe në më shumë dimensione, njofton REL.
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë qendrore ka theksuar se kryesia qendrore e partisë që përfaqëson, pasi ka shtjelluar të gjitha argumentet sa i takon ligjit për gjuhën shqipe, unanimisht i ka dhënë vizë këtij ligji.
“Përmbyllëm këtë pjesë të debatit, dhe nga dita e premte presim të fillojmë diskutime për harmonizim eventual të platformës për bashkëqeverisje. BDI sot (të mërkurën) dha pëlqim për draft-ligjin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe nga ku mund të fillojmë të diskutojmë edhe për çështjet tjera”, u shpreh Bujar Osmani.
Ky i fundit e quajti moment historik për të përmbyllur një proces të Marrëveshjes së Ohrit.
“Jemi shumë të vëmendshëm dhe nuk shpejtojmë. Derisa nuk përmbyllet çështja e ligjit për gjuhën shqipe as që do të hapen pikat e tjera të marrëveshjes. 15 vite kemi pritur për ta mbyllur këtë çështje shumë të rëndësishme për shqiptarët”, deklaroi Osmani.
Pas çështjes së gjuhës shqipe, të premten pritet të diskutohen temat që kanë të bëjnë me zgjidhjet ligjore për barazinë ekonomike të të gjitha rajoneve te Maqedonisë, si kusht që deputetët shqiptarë të deponojnë nënshkrimet e tyre, në mënyrë që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, pasi paraprakisht, lideri i VMRO DPME-së, Nikola Gruevski dështoi të formojë Qeverinë.
Pas ligjit për shqipen, dy partitë nisin tema mbi zgjidhjet ligjore për barazinë ekonomike.
Pas ligjit për shqien, duket se koalicioni LSDM-BDI- Aleanca për Shqiptarët është në prag. Dhe nëse bisedimet shkojnë sipas parashikimeve, koliacioni i ri nuk është larg.
Ndërsa vetë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është deklaruar optimist se brenda 10 ditësh, Maqedonia do ta ketë qeverinë e re
“Janë siguruar firmat për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. Ka mbetur edhe një pjesë e vogël e bisedimeve për qeverinë e re, ndërkohë që çështjet thelbësore janë harmonizuar. Për 10-15 ditë Maqedonia do të ketë qeveri të re të udhëhequr nga social-demokratët”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













