Lajme

BDI do të jetë pjesë e qeverisë

Kryesia e BDI-së merr vendim për të qebeë pjesë e qeverisë së re dhe ftojmë presidentin Ivanov, që në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë që t’i jep mandatin Zoran Zaevit për qeverisje e re

Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme dhe shumicës së ardhshme parlamentare, ndërsa nuk e konsideron vetën si përgjegjëse për thellimin e krizës politike në Maqedoni. Kështu ka vendosur Kryesia e BDI-së në mbledhjen e fundit mbajtur të shtunën.

“Vendimi i kryesisë qendrore të BDI-së është që të reflekton vullnetin e shqiptarëve të shprehur në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe të jetë pjesë e një qeverie në frymën e Marrëveshjes së Ohrit për të krijuar një shtet juridik dhe për të garantuar rrugën e integrimeve në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Kryesia Qëndrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, si subjekt bashkëpërpilues i Deklaratës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare të Maqedonisë, duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar pas prononcimit të presidentit Gjorgje Ivanov, rikonfirmon përkushtimin për plotësimin e pikave nga Deklarata e lartëpërmendur.

“Partitë politike shqiptare nuk ishin shkas për thellimin e krizës politike në Maqedoni. Themi me vendosmëri se Deklarata e përbashkët ishte bërë brenda në Maqedoni. Ftojmë partitë politike që mos t’i ndihmojnë krizës dhe të shndërrohet në krizë etnike”, tha Osmani, duke i bërë thirrje presidentit Ivanov, q; t’i japin mandatin Zoran Zaevit.

”Ftojmë zotin Ivanov, që në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë që t’i jep mandatin zotëri Zaevit i cili ka mbështetjen e 67 deputetëve për krijimin e qeverisë. Kryesia e BDI-së, shpreh qëndrimin se mbështetja e 10 deputetëve për mandatin do të thotë edhe pjesëmarrje edhe në qeveri. Informojmë qytetarët se BDI do të hetojë punën brenda BDI-së që nga fillimi deri tani”, tha mes tjerash Osmani.