Lajme
BBC: Vizita e Trump në Londër do të jetë larg syve të publikut
Raportohet se janë arrestuar disa protestues në Kështjellën Windsor në Londër me pankarta kundër Donald Trump ndërsa flamujt amerikanë janë varur përgjatë rrugës kryesore si shenjë mirëseardhjeje, përcjell albinfo.ch.
Por presidenti amerikan nuk do t’i shohë as kundërshtarët e as mbështetësit, sepse vizita do të zhvillohet tërësisht larg publikut, raporton BBC.
Vizitat shtetërore zakonisht shfaqen përpara turmave, si procesioni vezullues me karrocë për presidentin e Francës Emmanuel Macron që kaloi nëpër Windsor disa muaj më parë, pothuajse në distancë prekjeje nga njerëzit e rreshtuar nëpër rrugicat e ngushta.
Por për vizitën e presidentit Trump, ngjarjet do të mbahen pas mureve të Windsor-it ose në vendpushimin e kryeministrit në fshat, Chequers. E gjithë kjo do të jetë private dhe larg syve të publikut dhe çdo proteste.
Ka një operacion të madh sigurie në vend, si në të gjitha vizitat presidenciale amerikane – por kjo vizitë tashmë është izoluar plotësisht nga bota e jashtme.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













