Lajme
BBC pezullon punën në Rusi
Më herët, Kremlini akuzoi BBC-në se ka luajtur një “rol të vendosur në minimin e stabilitetit dhe sigurisë ruse”.
Organizatat e medias perëndimore po pezullojnë operacionet e tyre në Rusi,, pas goditjes së Moskës ndaj mediave të huaja.
Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një ligj të ri në fuqi të premten që do të thotë se do të vendosen gjoba të rënda dhe deri në 15 vjet burgim për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me forcat e armatosura të vendit.
Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, tha se ligji i ri “duket se kriminalizon procesin e gazetarisë së pavarur” në Rusi.
Davie tha se BBC nuk kishte “zgjidhje tjetër” përveçse të pezullonte përkohësisht punën e gazetarëve dhe stafit mbështetës brenda Rusisë.
“Siguria e stafit tonë është parësore dhe ne nuk jemi të përgatitur t’i ekspozojmë ata ndaj rrezikut të ndjekjes penale, thjesht për shkak të kryerjes së detyrave të tyre. Unë do të doja t’u bëja homazhe të gjithëve, për guximin, vendosmërinë dhe profesionalizmin e tyre”, tha ai.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të vënë në dispozicion informacione të sakta dhe të pavarura për audiencën në mbarë botën, duke përfshirë miliona rusë që përdorin shërbimet tona të lajmeve. Gazetarët tanë në Ukrainë dhe në mbarë botën do të vazhdojnë të raportojnë për pushtimin e Ukrainës”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










