Shqipëria
BBC: Fëmijët që po mbahen ngujuar nga gjakmarrja në Shqipëri
Gjiganti britanik BBC i ka kushtuar një shkrim për gjakmarrjen në Shqipëri të titulluar “Fëmijët që po mbahen ngujuar nga gjakmarrja në Shqipëri”, e ku në qendër të vëmendjes janë fëmijët e ngujuar që banojnë në qytetin e Shkodrës, shumë prej të cilëve praktikisht lindin në gjak, e duhet të kenë frikë për jetët e tyre.
“Thuhet se hakmarrja është pjatë që shërbehet e ftohtë dhe në Shqipëri mund të jetë vërtet e tillë”, në këtë mënyrë e nis lajmin BBC. Gjakmarrja, vazhdon të mbetet ende edhe sot mjaft e fuqishme, me 68 familje në rajonin e Shkodrës, aktualisht të paafta, të lëna në shtëpitë e tyre nga frika se kjo do t’i kushtojë jetën, përcjell albinfo.ch.
Reportazhi ngrihet mbi historinë e Nikos, 13-vjeçar, i detyruar të qëndrojë brenda 4 mureve për krime të kryera përpara se ai të kishte lindur.
Historia e marrjes së gjakut në familjen e Nikos fillon pak pas krizës së thellë ekonomike të shkaktuar nga rënia e firmave piramidale. Mësuesja e Nikos, Liljana Luani i shpjegoi BBC-së se po të respektohet deri në fund Kanuni, atëherë gratë dhe fëmijët nuk mund të vriten. “Sot nuk po ndiqen më as rregullat e tij e as ligjet e shtetit, e në këtë drejtim, autoritetet e zbatimit të ligjit nuk po bëjnë aq sa duhet”, ka thënë mësuesja.
E, shefi i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka mbrohet duke thënë se është bërë gjithçka për të parandaluar dhe hetuar gjakmarrjet.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











