Lajme
BBC: Britania e Madhe arrin marrëveshje me BE-në
Boris Johnson arrin marrëveshje me BE-në
Në profilin zyrtar në Twitter, Boris Johnson ka shkruar: “Ne kemi një marrëveshje të re”.
Gjithashtu edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Jucker, ka bërë të ditur në Twitter se: Atje ku ka dëshirë, ka edhe marrëveshje. Është një marrëveshje e drejtë dhe e balancuar për BE-në dhe Britaninë e Madhe. Rekomandoj Këshillin e BE-së që ta mbështesë këtë marrëveshje.
Nga kjo duket se negociatorët në kryeqytetin belg punuan intensivisht të martën dhe të mërkurën dhe ranë dakord për një version të rishikuar të marrëveshjes së tërheqjes, e cila mund të vihet para Parlamentit të shtunën.
Kjo marrëveshje e re do të thotë që Irlanda Veriore të mbetet në një marrëveshje doganore me BE-në, ndërsa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar të largohet, që do të thotë se do të kërkohen kontrolle rregullatore të diskutueshme në detin irlandez.
Fokusi do të kthehet tani nëse Johnson ka mbështetje të mjaftueshme të kalojë marrëveshjen përmes Commons, pasi partnerët qeverisës të Johnson refuzuan marrëveshjen, shkruan Tch.
Partia Demokratike Unioniste, e cila i jep qeverisë 10 vota, e kishte refuzuar marrëveshjen, ashtu siç e bënë të ditur më herët të enjten, përcjell albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














