Lajme
Bazeli do t`u paguajë familjeve të varfra nga 500 franga “Premi të koronës”
Do të përfitojnë të gjithë ata që mund të dëshmojnë një humbje të të ardhurave prej të paktën 5 për qind për shkak të pandemisë
Njerëzit me kushte jo të mira financiare duhet të marrin mbështetje nga kantoni Basel-Stadt për përballimin e vështirësive të shkaktuara nga korona, raporton sda.ch.
Të mërkurën Këshilli i Madh (parlamenti) i ka dërguar Qeverisë Kantonale për aprovim një mocion përkatës të PS, pasi e ka votuar me 69 vota pro dhe 23 abstenime, transmeton albinfo.ch.
Vetëm SVP u shpreh kundër
Nga kjo duhet të përfitojnë të gjithë njerëzit dhe familjet që mund të dëshmojnë një humbje të të ardhurave prej të paktën 5 për qind midis vitit 2019 dhe 2020 për shkak të pandemisë së koronës. Këtu hyjnë gjithashtu ata, të cilët, për shkak të gjendjes modeste financiare, kanë qenë duke marrë të ashtuquajturën “ulje të premisë” (Prämienvervilligung).
Ata tani duhet të marrin një kontribut mbështetës prej të paktën 500 frangash ose dyfishin e shumës së uljes së premisë në fjalë, përcjell albinfo.ch.
Mocioni është mbështetur, ndër të tjera nga FDP dhe GLP, ndërsa SVP është shprehur kundër kësaj premie.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













