Jeta në Zvicër
Bazel: Lokalet ofrojnë tualetin edhe pa konsumuar asgjë
Në projektin "Nette Toilette", Bazeli prinë shumë përpara në krahasim me Bernën e cila ka 19 tualete të tilla dhe Lucernin që ka 13
Që nga fillimi i muajit maj, në 31 lokale dhe shitore në Bazel, mund të përdoren edhe tualetet e tyre, pa konsumuar gjë. Me këtë, ky qytet është lider i të gjithë qyteteve.
Tani, 31 lokale kanë hapur tualetet e tyre pa konsumuar gjë. Sipas autoriteteve përkatëse turistike, pajisjet sanitare në qytet do të vendosen për shërbim falas në qendër të qytetit. Në këmbim të kësaj, pronarët e lokaleve të cilët në hyrje të lokalit vendosin shenja përkatëse për tualetet e tyre, fitojnë kompensim prej 2.500 frangave në vit.
Ai i cili ka nevojë të shkojë në tualet, patjetër të shkojë, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Sepse, në publik nuk është gjithnjë edhe aq thjeshtë të gjendet vendi përkatës. Në shumicën e lokaleve ende vazhdon obligimi i konsumimit për të përdorur tualetin e lokalit, ndërsa kryerja e nevojës në vende publike është e dënueshme dhe parashihet gjobë prej 50 frangash.
Për të plotësuar ofertën e qytetit për 85 tualete publike, lokalet janë obliguar që tualetet t’i vënë në shërbim pa pagesë.
Në projektin “Nette Toilette”, Bazeli prinë shumë përpara në krahasim me Bernën e cila ka 19 tualete të tilla dhe Lucernin që ka 13.
Mbetet të shihet nëse edhe qytetet tjerë do të shkojnë pas hapave të Bazelit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











