Lajme
Bazel: Gjendet koronavirusi në lëkurën e pacientes që kishte dy teste negative
Kjo tregon se: Nga njëra anë metodat e tanishme të testimit për koronavirusin nuk janë pa gabime dhe nga ana tjetër, se analiza e mostrave të lëkurës mund të jetë e dobishme si një shtesë për testet rutinë
Në lëkurën e një pacienti në Spitalin Universitar të Bazelit është zbuluar prania e koronavirusit megjithëse dy teste të bëra më parë kishin dalë negative.
Për Spitalin Universitar të Bazelit, ky rast tregon se metodat e tanishme të testimit nuk janë pa gabime, shkruan srf.ch.
Rasti i përshkruar ka të bëjë me një grua 81-vjeçare e cila kur kishte hyrë në spital ishte testuar për Covid-19 për shkak të simptomave që kishte, transmeton albinfo.ch. Përveç etheve tipike të sëmundjes, i ishte paraqitur edhe një dëmtim i theksuar të lëkurës, thuhet në një njoftim nga Spitali Universitar i Bazelit.
Mostra e nazofaringjit (hundës dhe fytit) ishte negative. Por, nga ana tjetër, një biopsi e bërë e një zonë të lëkurës që ksihte shenja ndezjeje, ka treguar një sasi relativisht të vogël të koronavirusit, përcjell albinfo.ch. Një test për antitrupat, i kryer gjashtë javë më vonë kishte rezultuar gjithashtu negativ.
Për ekipin hulumtues të kryesuar nga Elisabeth Roider, mjeke në Departamentin e Dermatologjisë në Spitalin Universitar të Bazelit, ky rast është “i rëndësishëm”.
Sipas njoftimit, tregohet se, nga njëra anë metodat e tanishme të testimit për koronavirusin nuk janë pa gabime dhe nga ana tjetër, se analiza e mostrave të lëkurës mund të jetë e dobishme si një shtesë për testet rutinë.
Rasti gjithashtu ka konfirmuar supozimin se jo çdo pacient që është sëmurë me Covid-19 ka formuar më pas antitrupa. Ky vëzhgim ka një rëndësi të madhe në përpjekjet aktuale për të zhvilluar një vaksinë ose për të arritur imunitetin e tufës, thuhet në komunikatë.
Rasti në Spitalin Universitar Bazel është botuar të premten në revistën mjekësore “The Lancet”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












