Shkurt.ch
Baumgartner lëshohet nga 39 mijë metra dhe shkruan historinë
Para pak minutash ai ka zbritur nga Gjithësia në Tokë shëndosh e mirë
Pasi që javën e kaluar, për shkaqe teknike, qe detyruar të anulonte përpjekjen e tij për vendosjen e rekordit botëror të lëshimit nga lartësia, nga 36.000 metra, sportisti ekstrem austriak Felix Baumgartner e ka realizuar këtë sot.
Në fakt Baumgartner me balonën e tij me helium, më të madhen që është punuar ndonjëherë, ka mbërritur në lartësinë prej 39.000 metrash, në Gjithësi.
Veç lartësisë, ai ka vendosur rekord edhe për thyerjen e murit të zërit, gjatë fluturimit të tij drejt tokës.
Përpjekja e tij për rekord u zhvillua në New Mexiko, SHBA.
Dhe, siç njoftojnë agjencitë e lajmeve që e ndjekin nga minuta në minutë, Baumgartner tashmë e ka thyer rekordin që e mbante nga viti 1960 amerikani Joe Kittinger që kishte kërcyer nga lartësia prej 31.333 metrash.
Në rrugën drejt tokës ai ka fluturuar deri në 1200 kilometra në orë, që është shpejtësi shumë më e madhe se ajo e zërit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












