Portrete të firmave
“Bau Investment Schweiz AG”, kompania që lulëzoi në kohë pandemie
Kompania “Bau Investment Schweiz AG” e familjes Shoshi është një shembull i mirë i suksesit dhe tregon se puna e palodhshme, por edhe guximi për investim në realizimin e ideve shpaguhen
Është vetëm 21-vjeçar dhe mund të konsiderohet si afaristi më i ri shqiptar në Zvicër. Bëhet fjalë për Loris Shoshin, i cili në Zvicër menaxhon disa kompani të suksesshme në patundshmëri, ndërtimtari dhe në investime.

“Bau Investment Schweiz AG” në Cyrih quhet firma e Lorisit, ndërsa nuk ka ende dy vjet që ka filluar punën në këtë pjesë të Zvicrës.
Kompanitë e tij operojnë në kantonet Zürich, Aargau, Luzern, Glarus dhe në Bernë.
“Bau Investment Schweiz AG” ishte krijuar në kohë pandemie, kur ishin mbyllur disa nga bizneset.
Tani, pas dy vjetësh, portofolio e kompanisë në fjalë numëron rreth 30 objekte, të cilat janë të realizuara dhe u janë dorëzuara qiramarrësve. Aktualisht kompania e suksesshme numëron disa projekte, të cilat janë në ndërtim e sipër.
Ndonëse në moshë shumë të re, Lorisi nuk është “krejtësisht i ri” dhe i panjohur. Ai vjen nga familja e vëllezërve ndërmarrës Shoshi, që janë të njohur prej vitesh për komunitetin dhe më gjerë, si afaristë të suksesshëm në Zvicër.

Mbështetjen e pakursyer e kishte marrë nga i ati, Arsen Shoshi, i cili është edhe president i kompanisë në fjalë. Sot, pas 20 vjetëve, Arsen Shoshi është afarist i suksesshëm dhe njëherësh drejtor për investime dhe blerje në “Bénédict Education Group”.
Suksesi i vëllezërve Shoshi nga Skivjani i Gjakovës lidhet me firmat e tyre, të cilat i themeluan afro dy dekada më herët.
Filozofia e “Bau Investment Schweiz AG” është: “Ndërto dhe jeto me kualitet të lartë”.
Një pjesë e madhe nga të gjitha ndërtimet që finalizohen jepen me qira për banim. Pjesa tjetër janë për shitje.
“Strategjia e biznesit tonë është që të rrugëtojmë në plan afatgjatë si dhe të arrijmë një portfolio shumë më të lartë”, thotë ndërmarrësi 21-vjeçar, Loris Shoshi. Ai motivon bashkëmoshatarët e tij, duke thënë se kjo arrihet vetëm me punë, vullnet dhe guxim, kuptohet edhe me mbështetjen e familjes.
Kompania deri tani ka ecur mirë. “Konkurrenca është e madhe dhe është vështirë të gjeni hapësira ndërtimi, ngase kërkesat janë të mëdha. Por ne kemi pasur sukses falë presidentit të kompanisë, i cili me eksperiencën e tij shumëvjeçare na ka ndihmuar shumë në këtë aspekt të punës”, thotë Shoshi. Ai tregon po ashtu se si firmë kanë bashkëpunim të mirë me kompani prestigjioze zvicerane.
Presidenti i kompanisë “Bau Investment Schweiz AG”, Arsen Shoshi, thotë se suksesi mësohet! Kjo është moto e kompanisë.
Kompania “Bau Investment Schweiz AG” është një shembull i mirë i suksesit dhe tregon se puna e palodhshme, por edhe guximi për investim në realizimin e ideve shpaguhen.
Puna e pakursyer dhe mbështetja e familjes
“Strategjia e biznesit tonë është që të rrugëtojmë në plan afatgjatë si dhe të arrijmë një portfolio shumë më të lartë”, thotë ndërmarrësi 21-vjeçar, Loris Shoshi. Ai motivon bashkëmoshatarët e tij, duke thënë se kjo arrihet vetëm me punë, vullnet dhe guxim, kuptohet edhe me mbështetjen e familjes.







/shkrim i sponzorizuar/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












