Kosova
Batalioni “Atlantiku” i dha masivitet bashkimit të diasporës në UÇK
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur pjesëtarët e batalionit “Atlantiku”. Ai ka thënë se batalioni “Atlantiku”, i ka dhënë jehonë luftës së UÇK-së.
“Edhe fati i vendit tonë është i lidhur drejtpërdrejt me rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm dhe historik që e ka dhënë komuniteti shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në përgjithësi diaspora jonë. Ju keni qenë strumbullari, mund të them lirisht i atij organizmi, i atij masiviteti, i bashkëngjitjes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ish-komandanti i batalionit “Atlantiku”, Gani Shehu, theksoi se rrugëtimi i batalionit ishte pjesë e një angazhimi shqiptaro-amerikan përgjatë dekadave në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti ka theksuar se ardhja e pjesëtarëve të batalionit “Atlantiku”, në 20-vjetorin e hyrjes në Kosovë, është një energji e re për të gjithë bartësit e institucioneve.
Ndërsa me rastin e Ditës së Veteranëve të Koshares dhe rënies së heroit Sali Çekaj, është mbajtur akademi përkujtimore, në të cilën kryeministri Haradinaj ka thënë se rëndësia e luftës që u bë në Koshare është shumë e madhe dhe historike.
Kryeministri pohoi se heroi Sali Çekaj ishte përballë armikut në adresë të atdheut dhe jo politikës. Ai ka thënë se vendi ka marrë shumë mësime për t’i udhëzuar brezat e ri.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












