Sport

Basketbollisti nga Kosova shënon 44 pikë në Amerikë

Ai po shkëlqen në Amerikë

Basketbollisti nga Kosova, Etnik Peci, po shkëlqen në Amerikë, përkatësisht në kolegjet amerikane të basketbollit.

Ai me paraqitjet e tij ka lënë përshtypje shumë të mira te ekipi Renaisance Academy, raporton ‘Klan Kosova’.

Vetëm në ndeshjen e fundit ai shënoi 44 pikë. Peci ka thënë se po ndihet shumë mirë në skuadrën e tij, derisa synon të shkojë sa më lart, dhe më pas nuk do të mungojnë edhe ofertat në drejtim të tij, përcjell albinfo.ch.

Peci më herët ka luajtur për Sigal Prishtinën, derisa tashmë synimet e tij janë shumë të mëdha.

Ai është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll për grupmoshat e reja, dhe e ardhmja e basketbollit kosovar.