Lajme
Bashkimi Evropian shtynë tarifat tregtare hakmarrëse kundër SHBA-së
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se tarifat hakmarrëse të Bashkimit Evropian mbi eksportet amerikane janë shtyrë përsëri.
Kundërmasat, të cilat duhej të fillonin të martën, erdhën në përgjigje të taksave fillestare të importit të çelikut dhe aluminit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Hakmarrja e BE-së, e cila do të kishte arritur në 21 miliardë euro mallra amerikane, u pezullua për herë të parë në mars. Kjo ndërprerje është zgjatur deri në fillim të gushtit”, tha ajo sot në një konferencë për shtyp, transmeton albinfo.ch.
“Shtetet e Bashkuara na kanë dërguar një letër me masa që do të hyjnë në fuqi nëse nuk ka një zgjidhje të negociuar, kështu që ne do ta zgjasim pezullimin e kundërmasave tona deri në fillim të gushtit. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë të përgatitemi për kundërmasat në mënyrë që të jemi plotësisht të përgatitur,” shtoi tutje ajo teksa theksoi se BE-ja “gjithmonë ka qenë shumë e qartë se ne preferojmë një zgjidhje të negociuar.”
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












