Lajme
Fond për të financuar kompanitë evropiane të teknologjisë
Zyrtarë të Bashkimit Evropian po përgatiten për të lançuar një fond i cili do të përdoret për të investuar në kompani teknologjike të cilat mund të konkurrojnë me gjigantët Amerikanë dhe ato Kinezë sipas Financial Times.
Sipas një dokumenti të brendshëm flitet për një Fond Evropian 100 miliardë euro në kompanitë evropiane me potencial të lartë, raportojnë mediat kosovare.
Ky është hapi më drastik që autoritetet evropiane kanë ndërmarrë krahas inkurajimit të kompanive të kontinentit për të kapur konkurrentët amerikanë dhe kinezë.
Dokumenti përmendte kërcënimet amerikane, si Google, Apple, Facebook dhe Amazon dhe firmat kineze, si Baidu, Alibaba dhe Tencent.
“Evropa nuk ka kompani të tilla”, shkruhej të dokument. “Ky përbën kërcënim për rritjen ekonomike, numrit të vendeve të punës dhe influencës së Evropës në sektorë strategjikë”.
Nuk dihet nëse ky propozim do të marrë miratimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Edhe pse Evropa është pas SHBA-së dhe Kinës si shtëpi e kompanive teknologjike globale, rajoni ka ndërmarrë një rol udhëheqës në rregullimin e industrisë.
Analistët presin që Evropa të ruajë këtë qëndrim të ashpër ndaj gjigantëve të teknologjisë kur bëhet fjalë për probleme, si privatësia e të dhënave, konkurrenca dhe taksi
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












