Lajme
Bashkimi Evropian kritikon Nikoliqin
Bashkimi Evropian i ka bërë të qartë presidentit të ri të Serbisë, se nuk do ta tolerojë mohimin e gjenocidit të ushtruar nga forcat serbe ndaj myslimanëve të Srebrenicës.
“Bashkimi Evropian kundërshton çdo përpjekje për të rishikuar historinë”, ka deklaruar zëdhënësja e KE-së, Pia Ahrenkilde për agjencinë “DPA”.
Zëdhënësja ka nënvizuar se vendimet e dhëna nga gjykata ndërkombëtare e Hagës e përcaktojnë ngjarjen e Srebrenicës si një gjenocid të pastër.
“Vrasjet e korrikut të 95-ës në Srebrenicë ishin një krim i rëndë kundër tërë njerëzimit. Këto ngjarje nuk duhet t’i harrojmë dhe duhet të bëjmë që të mos ndodhin kurrë më”, ka shtuar Ahrenkilde.
Reagimi i Brukselit vjen pasi presidenti i ri serb, Tomisllav Nikoliq deklaroi javën e kaluar se, në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid, por vetëm një krim të rëndë lufte.
“Nuk kishte gjenocid në Srebrenicë. Atje ka pasur një krim të rëndë lufte nga disa serbë, të cilët duhet të gjenden, të gjykohen dhe të ndëshkohen”, tha Nikoliq për një televizion malazez.
“Është shumë e vështirë të akuzosh dikë dhe të provosh përpara një gjykate se një ngjarje e caktuar klasifikohet si genocid”, kishte deklaruar Nikoliq.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











