Bota
BE-ja, për marrëveshje tregtare “unike” me Britaninë e Madhe

Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i ofrojë Britanisë së Madhe “diçka që nuk e kemi ofruar kurrë më parë” si marrëveshje tregtare, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, por jo pa paraqitur kërkesa të veta.
Von der Leyen e deklaroi këtë në Strasburg, në lidhje me ato që priten të jenë negociata të vështira për të ardhmen e tregtisë midis bllokut të BE-së dhe Britanisë së Madhe, që u largua nga BE-ja.
Presidentja e përshëndeti thirrjen e fundit të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, që Mbretëria e Bashkuar pas BREXIT-it të bëhet “kampione botërore e tregtisë së lirë”. Eurodeputetëve ajo u tha se edhe BE-ja e mirëpret një sistem tregtar “më të drejtë dhe më të fortë”.
“Një sistem tregtar që është i hapur nga njëra anë, dhe është i drejtë, nga ana tjetër”, tha ajo.
Presidentja e Komisionit i vlerësoi marrëveshjet e tanishme tregtare të lidhura me Japoninë dhe Kanadanë, duke thënë se BE është i gatshëm t’i ofrojë Britanisë së Madhe “diçka që nuk e kemi ofruar kurrë, kurrë më parë për këdo tjetër. BE-ja ka përfytyrimin për një marrëveshje pa dogana dhe kuota tregtare për të gjitha mallrat”.
BE: ‘Jo iluzione’ për shërbimet financiare
“Një model i ri tregtie, qasje unike. Por sigurisht kjo kërkon garanci korresponduese për konkurrencë korrekte dhe standarde sociale, mjedisore dhe të konsumatorëve. Të gjitha marrëveshjet tregtare vijnë jo vetëm me të drejta, por edhe me detyrime nga të dyja palët”, tha ajo.
Në lidhje me shërbimet financiare, një sektor kyç për ekonominë e Britanisë së Madhe, Michel Barnier, kryenegociatori i BE-së për BREXIT-in dhe pas-BREXIT-it, theksoi se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të ketë “asnjë iluzion për këtë çështje; nuk do të ketë asnjë ekuivalent të përgjithshëm, botërore ose të përhershëm në shërbimet financiare”.
‘Modeli’ australian?
Von der Leyen u shpreh e habitur, megjithatë, që Johnson përmendi kohët e fundit “modelin australian”, pasi BE-ja aktualisht nuk ka një marrëveshje tregtare me Australinë, por po kërkon ta ndryshojë këtë gjendje. “Ne thjesht jemi në momentin kur po biem dakord me Australinë që duhet t’i japim fund kësaj situate dhe po punojmë për një marrëveshje tregtare me ta”, tha Von der Leyen, duke shtuar se “natyrisht, Mbretëria e Bashkuar mund të vendosë për më pak, unë personalisht besoj se duhet të jemi më ambiciozë”.
BE-ja ka thënë që sa më shumë t’u përmbahet Britania e Madhe rregullave të bllokut, aq më e afërt do të jetë marrëdhënia ekonomike midis dy palëve.
Britania e Madhe u largua nga BE-ja më 31 janar, pas 47 vjetësh anëtarësimi.
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj