Kosova
Bashkëshortja e ambasadorit Kosnett i del në mbrojtje Kurtit
Alison, bashkëshortja e ambasadorit Kosnett, në mbrojtje të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit: Ai ka të drejtë
Alison Kosnett, bashkëshortja e ambasadorit amerikan në Kosovë, Phillip Kosnett, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Ajo në një reagim të shkurtër në Facebook ka thënë se Kurti ka të drejtë, pasi sipas saj, çlirimi i shtetit të kapur është i mundur.
“Ai ka të drejtë. Çlirimi i shtetit të kapur është i mundur”, ka shkruar ajo.
Postimin e saj për Kurtin e ka edhe shpërndarë këshilltari i kryeministrit në detyrë, Driton Tali.
Ai ka falënderuar bashkëshorten e Kosnettit për reagimin e saj. Sipas Talit, njerëzit origjinal tregojnë personalitetin e tyre në rrethana si kjo.
“Njerëzit origjinalë tregojnë personalitetin e tyre në rrethana si kjo. Faleminderit Zonja Kosnett për vërtetësinë tuaj”, ka shkruar ai. /Albinfo.ch.


Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












