Lajme
Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri, në nivel të kënaqshëm
Sa i përket portit të Shëngjinit, të dy Qeveritë ka kohë që janë pajtuar që të jetë nën menaxhimin e autoriteteve të Kosovës
60 kilometërshi i autostradës Morinë – Merdar, pritet të përurohet në fund të nëntorit të këtij viti, u tha në takimin ndërmjet Ministrit të infrastrukturës së Kosovës, Fehmi Mujota dhe atij të transporteve dhe punëve publike të Shqipërisë, Sokol Olldashi.
Të dy ministrat në Prishtinë, kanë biseduar edhe për një varg çështjesh që kanë të bëjnë me hapësirën e lartë ajrore, e cila, aktualisht është kompetencë e NATO-së. Ministri Mujota, ka bërë të ditur se me gjithë përpjekjet dhe lehtësirat, kjo do t’i mbetet tregut të vendos.
Ministrat e të dyja vendeve nuk kanë lënë asnjë alternativë transporti që lidh këto dy vende pa e diskutuar. Por, kur është përmendur linja hekurudhore, ministri Olldashi ka deklaruar se nuk është koha të shpenzohet për të.
Linja hekurudhore mes këtyre dy shteteve ka qenë edhe premtim i përbashkët i kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij të Shqipërisë, Sali Berisha.
Sa i përket portit të Shëngjinit, që të dy Qeveritë ka kohë që janë pajtuar që të jetë nën menaxhimin e autoriteteve të Kosovës. Ministrat janë deklaruar se nuk mund t’i detyrojmë transportuesit e Kosovës që ta shikojnë si një alternativë këtë port, siç e shikojnë tani alternativë portin e Durrësit.
Edhe Kryeministri, Hashim Thaçi, ka pritur Ministrin e Transporteve dhe Punëve Publike të Republikës së Shqipërisë, Sokol Olldashi.
Ministrat Olldashi me homologun nga Kosova, Fehmi Mujota, e njoftuan kryeministrin me çështjet dhe fushat e bashkëpunimit të këtyre dy ministrive në sektorin e infrastrukturës dhe të transporteve, njofton Zyra e Kryeministrisë.
Në takim është vlerësuar niveli i kënaqshëm i bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri. Kryeministri Thaçi ka shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur të gjitha iniciativat e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe komunikacionit, por edhe në të gjitha fushat tjera.
Thaçi e Olldashi gjatë takimit kanë diskutuar edhe për aktivitete që do të zhvillohen gjatë këtij viti jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Thaçi me këtë rast ka theksuar se edhe Kosova do të kremtojë këtë festë të madhe kombëtare me të arritura të mëdha në shtetndërtim dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












