Lajme
Bashkëpunim policor, Kosovë- Gjermani
Për nder të vizitës së delegacionit gjerman, Akademia organizoi paradën me kadetët e gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës.
Zëvendëspresidenti i Universitetit Policor Gjerman nga qyteti Munster, Gerd Thielmann, së bashku me një delegacion nga Republika e Gjermanisë, vizituan të hënën Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKPP). Ata u pritën nga drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi.
Qëllimi i kësaj vizite ishte krijimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave mes Universiteti Policor Gjerman dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. Për nder të vizitës së delegacionit gjerman, Akademia organizoi paradën me kadetët e gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës.
Smakiqi vlerësoi lart vizitën e delegacionit gjerman duke thënë se vizitat e tilla janë një përkrahje e madhe për Akademinë dhe një inspirim për kadetët që ta përfundojnë më sukses trajnimin e tyre bazik. Para kadetëve të gjeneratës së 52, foli edhe zëvendës presidenti i Universitetit Policor nga Munster i Gjermanisë, Gerd Thielmann.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













