Kosova
Bashkëpunim i zbehtë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë
Dy shtetet “motra”, Kosova dhe Shqipëria, edhe vitin 2023 po e mbyllin me bashkëpunim të varfër mes vete.
Shqipëria vijon të dominojë në tregtinë me Kosovën, duke dërguar më shumë mallra, se sa merr nga Kosova.
Nga Shqipëria në Kosovë, në periudhën janar-shtator të këtij viti, kanë hyrë rreth 55 milionë euro produkte më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, me rritje prej rreth 30%. Vlera e importeve në këta muaj ka tejkaluar shumën prej 238.9 milionë eurosh, ndërsa në vitin 2022 ka qenë mbi 183 milionë euro, transmeton monitor, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës flasin për rritje të dobët të eksporteve nga Kosova në Shqipëri – nga 77 milionë euro sa ishin në periudhën janar-shtator të vitit 2022, në 82 milionë euro gjatë së njëjtës periudhë të këtij viti, me zgjerim prej vetëm 6.5%.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kishin planifikuar të zhvillonin mbledhjen e nëntë të përbashkët në muajin qershor, por ajo dështoi.
Në mbledhjen e nëntë mes dy qeverive pritej të nënshkruheshin 13 marrëveshje në fusha të ndryshme: drejtësi, arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë, ndërmarrësi dhe mbrojtje. Në mesin e tyre ishte edhe një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e sigurisë.
Qeveria e Kosovës ka thënë paraprakisht se nga 41 marrëveshje të nënshkruara në dy mbledhjet pararendëse, 39 prej tyre janë zbatuar plotësisht e dy të tjera janë në fazën finale të zbatimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











