Lajme
Bashkatdhetari me vetëfinancim pastron rrugët e vendlindjes
Bajram Xhabali ka marrë një iniciativë për t’i mbledhur të gjitha mbeturinat (bërllokun) përskaj rrugës nga fshati i tij i lindjes Pllavë deri në rrugën kryesore që lidhë Dragashin me Prizrenin
Një bashkatdhetar që ka ardhur nga Zvicra për pushime në vendlindje, iu ka dhënë leksion të gjithë bashkëkombëseve të tij në rajonin e Obojës. Bajram Xhabali ka marrë një iniciativë për t’i mbledhur të gjitha mbeturinat (bërllokun) përskaj rrugës nga fshati i tij i lindjes Pllavë deri në rrugën kryesore që lidhë Dragashin me Prizrenin.
Rrafshnalta e Opojës është njëra nga rajonet më të bukura të Kosovës. Por biznesmenit që jeton në Zvicër, e pa se rruga nëpër të cilën po qarkullonte si çdo qytetar tjetër, është e mbudhur plot me mbeturina dhe askush nuk po merret me pastrinë e ambientit. Edhe pse Bajrami këtu ka ardhur për pushim, morri iniciativë me vet financim për ti pastruar këto rrugë, raporton opoja.net.
Nga dita e sotme, Bajram Xhabali ka marr iniciativë që të paguaj tetë punëtorë duke iu siguruar mjetet e transportit, për t’i pastruar rrugët. Pastrimi i rrugëve ka filluar nga fshati Brezne deri në fshatin Zhur, punëtorët do të punojnë deri ti largojnë të gjitha këto mbeturina nëpër rrugë. Xhabali është biznesmen në Zvicër ka firmën e tij “Xhabali Izolirungen”.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











