Kosova
Bashkatdhetarët nga Gjermania ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë
Tashmë dihet se bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në shtete të ndryshme të Evropës, të organizuar nëpër klube apo shoqata, mundohen që në mënyra të ndryshme të ndihmojnë vendlindjen e tyre, transmeton albinfo.ch.
Tash e sa vjet një përkrahje të tillë vjen nga shoqata humanitare «Dardania» me seli në Wesbaden të Gjermanisë.
Duhet theksuar se kjo shoqatë, edhe këtyre ditëve të pandemisë, është përkujdesur që sado pak të ndihmon njerëzit në nevojë, e në veçanti ata me aftësi të kufizuara.
Këtë e konfirmon edhe kryetari i Shoqatës, Hajdar Nitaj, përmes komunikimit elektronik, sipas të cilit «Dardania» e themeluar në vitin 1997, ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të ndihmojë njerëzit në nevojë, qoftë në mënyrë direkte apo edhe përmes shoqatave dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Kjo shoqatë ka bërë publike listën e përkrahjes së bërë këto ditë, me karroca për personat apo shoqatat në Kosovë. Në listën e dërguar nga «Dardania» e Wesbadenit, shihet se shtrirja e përkrahjes së saj është në tërë territorin e Kosovës.
“Ata që ndihmojnë dhe meritojnë lëvdatat, janë anëtarët e shoqatës, ata të cilët nuk kursejnë xhepat e tyre, për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, ka nënvizuar Nitaj, duke u shprehur optimist se nuk do të ndalojnë së vepruari për interesin e Kosovës, për interesin e popullit shqiptar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











