Lajme
Bashkatdhetarët ndihmojnë edhe ndryshe
© albinfo.ch: Bashkeatdhetari Feim Zylfiu duke i dorezuar celesin e shtepise se re familjes Azemi
Feim Zylfiu, bashkatdhetari nga Zvicra, bënë të mundur ndërtimin e një shtëpie në Gjilan për familjen shtatë anëtarësh Azemi.
Ai nuk tha asnjë fjalë. Jo se nuk kishte cfarë të thotë, por emocionet që e përfshinë e bënë të vetën. Megjithatë, më shumë sesa fjalët, foli vepra e tij.
Ky është mërgimtari Feim Zylfiu nga Gjilani.
© Kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa se bashku me familjen Azemi
Fundjavën që shkoi, ai gëzoi shumë një familje. Feimi iu ndërtoi një shtëpi familjes së Xhemajl Azemit nga kjo komunë.
Ceremonia e dhënies së çelësave ishte e thjeshtë, por shumë e përzemërt.
Në shenjë falënderimi, aty ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Qemajl Mustafa.
Kështu, pas iniciativës së lagjes dhe me një koordinim edhe të komunës dhe donatorëve të tjerë si kompania “Teuta-M”, tashmë familja Azemi ka kulm mbi kokë.
I prekur dhe njëkohësisht i gëzuar, bashkatdhetari nga Zvicra, si donatori kryesor i këtij projekti, përveç “e gëzofshi shtëpinë” nuk pranoi të thotë diçka më shumë.
Duket se për të ishte e mjaftueshme strehimi i kësaj familje skamnore. Por të tjerët folën për të.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, në mënyrë të veçantë falënderoi donatorin Feim Zylfiu dhe kompaninë “Teuta-M” për investimin e bërë.
“Feimi ka treguar se është një njeri shumë solidar dhe kësi solidariteti na duhet ne si komunitet, si komunë dhe si shoqëri, sepse Kosova si një shtet i ri në këtë fazë të zhvillimit të ulët ekonomik dhe të ngritjes shtetërore, ende ka shumë nevojë për solidarizim me njëri-tjetrin”, tha kryetari i Gjilanit, para atyre pak të pranishmëve.
Sipas tij, solidarizimi duhet të bëhet në mënyrë që këto raste të skajshme skamnore të ngritën sadopak dhe t’u krijohen kushte elementare për jetë dhe për funksionim.
“E sidomos t’u kushtojmë rëndësi arsimimit të fëmijëve, të cilët pas një arsimimi të duhur bëhen fuqi dhe familjet i nxjerrin prej krizës ekonomike” tha Mustafa.
Megjithëkëtë, bamirësia e Feim Zylfiut, bashkatdhetarit nga Zvicra, nuk mbaroi me kaq.
Ai familjes Azemi iu dhuroi edhe 500 euro të tjera në mënyrë që ata të kenë mundësi që sadopak të bëjnë mobilimin e shtëpisë së re.
© albinfo.ch
E më të lumturit, padyshim se ishin vetë familjarët.
“Kemi jetuar në kushte shumë të vështira ekonomike dhe sociale, por falë donatorit Feim Zylfiu, kompanisë “Teuta- M”, Komunës së Gjilanit dhe të gjithë të tjerët që janë angazhuar që familjes time t’i bëhet ky kulm mbi kokë, unë fëmijët e mi sot po i strehoj në shtëpi të re”, tha Xhemajli, kryefamiljari duke falënderuar të gjithë për ndihmën.
Xhemajli i cili jeton me gruan dhe pesë fëmijët e tij, nuk ka punë dhe të ardhura dhe deri para se të hynte në shtëpinë e re, jetonte në kushte shumë të rënda.
Ndërkohë, Xhemajl Salihu, drejtor i drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan tha se politikë e drejtorisë dhe e Komunës është që krahas punës dhe ndihmës institucionale, plan i tyre është sensibilizim i të gjithë donatorëve që të gjithë bashkërisht të ndikojnë në zvogëlimin e numrit të familjeve në gjendje të rëndë ekonomike.
© albinfo.ch
“Gjilani ka mbi 300 familje me gjendje të rëndë ekonomike, prej tyre një numri po u paguajmë qira të banimit dhe ushqime elementare për jetë”, tha Salihu. Duke shtuar se aktualisht zyrtarët e Gjilanit janë duke bërë presion që të bëhen edhe ndërtime të tjera të objekteve të banimit social, për të zvogëluar sa më shumë varfrin dhe rastet në varfëri të skajshme.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











