Lajme
Bashkatdhetarët gjallërojnë Gjakovën
Në gjallërimin e jetës gjatë këtyre ditëve në Gjakovë kanë ndikuar shumë faktorë, por ndër më kryesorët është kthimi i bashkatdhetarëve
Ardhja e bashkatdhetarëve për pushime, ia ka kthyer hijeshinë Gjakovës, duke bërë kështu që Çarshia e Vjetër dhe shëtitorja në Rrugën kryesore “Nëna Terezë”, të duken me shumë gjallëri. Prandaj, pas një periudhe me zgjedhje e refleksione politike, mërgimtarët po e kthejnë Gjakovën në normalitet.
Sipas qytetarëve ditëve të fundit në Gjakovë është krijuar një ambient i mirë për shëtitje, pushim e argëtim, por megjithatë nevojiten edhe disa plotësime apo angazhime shtesë, në mënyrë që gjendja të jetë edhe më e mirë.
“Këto ditë po vërehet një atmosferë më e gjallë, sidomos këtu në rrugën “Nënë Tereza”, në qendër të qytetit, por megjithatë nevojitet një prezencë më e madhe e policisë në këtë rrugë pasi jo gjithmonë orari i ndalim qarkullimit po respektohet nga veturat dhe kjo po paraqet rrezik për këmbësorët, veçmas për fëmijët”, ka thënë Nevruz Berisha, një pensionist nga Gjakova.
Po ashtu, qytetarët thonë se edhe gjendja e ambientit lë për të dëshiruar, prandaj kërkojnë nga organet komunale dhe kompania “Çabrati”, që ta pastrojë më shpesh dhe më mirë qytetin e Gjakovës, veçanërisht qendrën e tij, shkruan “Zëri”.
Ndërkohë, risi për gjakovarët por edhe bashkatdhetarët nga vitet e kaluara, është Çarshia e vjetër, e cila gjatë tërë ditës por veçanërisht në orët e mbrëmjes përngjanë me ndonjërin prej qyteteve bregdetare, për faktin e atmosferës së mirë që po krijohet kryesisht nga të rinjtë.
“Shumë bukur po bëhet këtu në Çarshi. Viteve të kaluara nuk rrihej në Gjakovë dhe detyrohesha që të shkojë herë në Prishtinë, herë në Prizren e herë në Pejë, ndërsa tash edhe ditën edhe natën po rrimë me shoqëri këtu në Çarshi”, ka thënë Alberti, një i ri që në Gjakovë ka ardhur nga Zvicra.
Nga ana tjetër, ndonëse e pranojnë se ka mundur të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim, zyrtarët komunal thonë se janë munduar që bashkatdhetarëve, por edhe qytetarëve lokal tu krijojnë kushte shumë më të mira në këtë sezon veror. Edhe administrata e Gjakovës është “online” për bashkatdhetarët gjatë muajit korrik dhe gusht.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












