Shqipëria
Basha: Masakra e Matit frymëzohet nga krimi qeveritar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte mbrëmë tek familjet e 3 viktimave e Matit për tu shprehur ngushëllimet për humbjen e njerëzve të tyre të dashur. Basha gjithashtu vizitoi edhe të plagosurin Astrit Hani, i cili ndodhet në spitalin e Burrrelit.
Basha tha se masakra e djeshme është e frymëzuar nga krimi në pushtet.
“Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë shqiptarët, ajo tregon kapitullimin total të shtetit përballë krimit dhe gjendjen e pasigurisë që mbretëron nga Shëllia në qendër të Tiranës, nga Shkodra në Vlorë. Modeli nga të cilat frymëzohen këto ngjarje kriminale ku 5 njerëz kanë humbur jetën brenda 24 orëve është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një qeverisje e përkushtuar, një qeverisje e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe është pranë tyre në ditë të vështira”, ka thënë ai.
Basha theksoi se PD-ja dhe opozita e bashkuar me ardhjen në pushtet do të rikthejnë sigurinë në vend, duke rivendosur me dorë të hekurt forcën e ligjit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











