Shqipëria
Basha shpalos platformën për dekriminalizimin e politikës
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në një konferencë për media ka prezantuar platformën “Çlirimi i ekonomisë, platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë”.
Ai ka deklaruar se marrëdhënia mes krimit dhe politikës ka avancuar edhe në ekonominë shqiptare.
“Kemi të bëjmë me një krizë të trefishtë që ka kapluar vendin: krizën politike, ekonomike dhe morale. Kemi propozuar vettig-un politik si përgjigjeje ndaj këtij problemi kombëtar. Duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin dhe që nuk justifikojnë pasurinë”, ka thënë Basha.
Sipas tij, janë dy mënyra se si po pastrohen paratë e pista në Shqipëri, me lejen e Kuvendit.
“Në Kuvend po legjitimohet pastrimi i parave të pista përmes industrisë së bixhozit dhe aferave korruptive të ndërtimit”, ka shtuar ndër të tjera kreu i PD-së.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












