Shqipëria
Basha: Qeveri mafioze, Agaçi dhe Biba t’i dorëzohen drejtësisë
“Ky shantazh është një akt i mirëfilltë mafioz dhe një rast të paprecedentë jo vetëm në historinë e shtetit shqiptar, por edhe i paimagjinueshëm në historinë e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut"
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka reaguar sërish në lidhje me një audiopërgjim, ku pretendohet se qeveria ka shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg. Basha tha se përgjimi i zbuluar sot në media tregon se qeveria funksionon si një organizatë mafioze.
“Ky shantazh është një akt i mirëfilltë mafioz dhe një rast të paprecedentë jo vetëm në historinë e shtetit shqiptar, por edhe i paimagjinueshëm në historinë e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut. Engjëll Agaçi dhe Denar Biba, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me porosi të Edi Ramës, kanë kryer veprat penale të korrupsionit aktiv dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike”, theksoi ai.
Edhe kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së ka kërkuar nga Prokuroria të nisë sa më parë hetimet lidhur me publikimin e audio përgjimit, ku gjyqtari shqiptar i Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku, shantazhohet duke i kërkuar të ndikojë në bllokimin e çështjeve të pronave.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













