Sport
Basha: Bëmë realitet ëndrrën e të gjithë shqiptarëve
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, është shprehur shumë i lumtur me kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian. Basha për albinfo.ch thotë se rruga ishte e vështirë, megjithatë besuam deri në fund dhe ia arritëm qëllimit, duke i bërë të lumtur të gjithë shqiptarët.
“Kualifikimi ishte shumë i vështirë, sidomos pas humbjeve kundër Portugalisë dhe Serbisë në minutat shtesë që na kanë vështirësuar pozicionin tonë. Prapëseprapë, ia kemi arritur qëllimit tonë të shkojmë në Francë. E dimë të gjithë që kemi hyrë në historinë e popullit shqiptar. Besoj që është diçka fenomenale çfarë kemi bërë”, ka thënë Basha, i cili luan në Luzern, ku kaloi nga Torino.
Futbollisti i lindur në Lozanë, me prejardhje nga Suhareka, shprehet se ka dhënë maksimumin për Shqipërinë.
“Me tregu drejt nuk po më interesojnë paraqitjet e mia dhe ashtu dikush i pëlqen e dikush jo, po unë mendoj që kam dhënë maksimumin sikur të gjithë shokët e mi për të arritur kualifikimin dhe kjo më bën të lumtur”, theksoi Basha, 27-vjeçar, i cili më herët ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës.
Ai flet edhe për prtijen që iu bënë futbollistëve në Tiranë.
“Më dukej si në film. Nuk e kemi pritur gjithë atë festë, ka pasur shumë persona në rrugë gjatë udhëtimit nga aeroporti deri në qendër të Tiranës dhe duhet t’i falënderojmë të gjithë për pritjen e tyre”.
Shqipëria siguroi kualifikimin pas fitores ndaj Armenisë 3:0, derisa ditë më parë pësoi nga Serbia.
“Nuk ka qenë e vështirë të motivohemi, me të tregu drejt edhe që jemi zhgënjyer pas ndeshjes kundër Serbisë, nuk kemi pas kohë të mendojmë shumë për humbjen dhe u desht t’i gjejme forcat e fundit për ta realizuar endrrën e të gjithë popullit shqiptar. Që nga fillimi i ndeshjes u vërejt që jemi të gjallë dhe me plot vullnet për fitore”, deklaroi measfushori i njohur shqiptar, i cili është vëllai i futbollistit tjetër, Vullnetit.
Për fund, Migjen Basha ka thënë se nuk po mendon për kundërshtarët në Francë. “Ende s’i kam menduar, se jam duke ndejt në ëndërr (qeshet)”.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur












