Lajme
Basel: Hapet edicioni i pestë i festivalit të filmit “Swikos”
„Swikos“, festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër, vit pas viti po konsolidohet si një ngjarje e rëndësishme artistike në Zvicër
Në vitin e pestë të tij, festivali hapi dyert mbrëmë në qytetin e bukur të Baselit, për t’u promovuar projektet filmike të regjisorëve, skenaristëve dhe producentëve jo vetëm nga Kosova e Zvicra, por edhe nga Shqipëria, Bosnja, Rumania, Çekia dhe Gjermania.
Edicionin e pestë të festivalit e shpalli të hapur solemnisht aktori dhe regjisori i njohur kosovar, Enver Petrovci.
© albinfo.ch
Petrovci tha para artdashësve të filmit të ardhur nga Kosova dhe Zvicra, në mesin e tyre edhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, se «Swikos» po ecën me hapa gjigantë, duke qenë çdo vit më i mirë se tjetri.
“Shpresoj se ky edicion i 2011-ës do të jetë i shkëlqyeshëm, këta entuziastë të rinj të filmit nuk do të ndalen me kaq dhe pres që vitin e ardhshëm festivali të jetë edhe më i mirë“, ka thënë aktori Petrovci.
Para se të fillonte shfaqja e filmave të natës së parë, fillimin e festivalit e përshëndeti edhe ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli. Ai ka premtuar se Kosova do të përkrahë ngjarje të tilla kulturore edhe në të ardhmen.
“Jo rastësisht thuhet se kultura shemb muret, sepse kultura është ambasadori më i mirë për të afruar popujt dhe shtetet. Një ngjarje e tillë kulturore tregon se edhe Kosova është e aftë të krijojë dhe të jetë pjesë e tyre”, tha në hapje të festivalit ministri Makolli.
© albinfo.ch
Mirëseardhje i ka dëshiruar publikut edhe drejtori i festivalit, Florin Brajshori. Ai ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan realizimin e këtij projekti kulturor në Zvicër. Festivali është një mundësi për të përhapur kulturën e Kosovës, si dhe për të dhënë një imazh tjetër për kosovarët në Zvicër dhe për Kosovën.
Për ambasadorin e Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, shfaqjet në Cyrih të Baletit të Kosovës, përurimi i skulpturës 15 metra të lartë të artistit kosovar, Sislej Xhafa dhe festivali i filmit “Swikos” në Basel janë ngjarjet që do të ndryshojnë opinionin e këtushëm ndaj kosovarëve.
“Një formë krejt ndryshe për ta paraqitur edhe mërgatën kosovare në Zvicër. Për të paraqitur potencialin e saj, ngase në Zvicër kemi artistë, krijues e piktorë. Ky do të jetë edhe një mesazh për artistët që të organizohen dhe të tregojnë vlerat e mirëfillta të kulturës sonë në bashkëpunim me artistë zviceranë, sikur në sport me futbollistët tanë që kanë dhënë krejt një përshtypje tjetër te opinioni i këtushëm për t’i parë shqiptarët ndryshe, e jo vetëm bëmat e këqija. Në të njëjtën kohë po mbahen edhe lidhjet me Kosovën”, ka thënë ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj.
Me filmin “SOS”, komedi e skenaristes kosovare, Getoarbë Mulliqi, ka filluar të premten mbrëma konkurrimi i filmave para jurisë në përbërje të regjisorit kosovar, Isa Qosja, regjisorit zviceran, Georg Häsler Sansano dhe regjisorit nga Holanda, Ernest Meholli.
Edhe nëse nuk merr ndonjë çmim, konkurrentja më e re e festivalit është shprehur të jetë e privilegjuar me përzgjedhjen e filmit të saj në këtë konkurrencë mjaft të fortë filmash.
I njëjti film kishte marrë dy shpërblime në Kosovë, ndërsa ishte hera e parë që shfaqej jashtë vendit
“Filmi im besoj që ka dhënë një përshtypje tjetër te publiku i këtushëm, ngase është komedi, ndërsa shumica e filmave që u dhanë sonte kanë trajtuar tema lufte”, tha për albinfo.ch Getoarbë Mulliqi.
Më pas ka pasuar filmi zviceran me titull “Premices”, pastaj ai boshnjak që trajtonte temën e luftës, “Little Fighters”..
Një tjetër film që ka impresionuar publikun ishte “Lufta” e regjisorit Faton Bajraktari. Me këtë film regjisori Bajraktari ka dëshiruar të tregojë se si njerëz të caktuar shfrytëzojnë luftën për të manipuluar me të tjerët, ose për dalluar mitin prej realitetit.
Faton Bajrakatari kishte marrë çmimin e regjisë më të mirë në “Swikos” edhe vitin e kaluar me filmin “Tri dritare”.
Bajrakatari tha se filmat nga Kosova nuk dallojnë shumë prej atyre që bëhen në Evropë.
“Nuk dallojnë sa i përket aspektit vizual dhe artistik, përveç pjesës teknike-artistike që vërejta të ishte më e organizuar, ngase ata kanë më shumë mundësi se ne”, tha Bajraktari.
Risi e këtij edicioni është se do të ketë edhe çmim të publikut.
„Swikos“ ka për qëllim t’u japë artistëve dhe filmbërësve një mundësi për t’u hapur dhe për të kontaktuar me kinematografë dhe kineastë nga e gjithë Evropa.
Programi i ditës së nesërme do të vazhdojë me shfaqjen e 8 filmave të tjerë që do t’i përfaqësojnë Kosovën, Zvicrën dhe Gjermaninë.
Nata e tretë e festivalit do të jetë nata e qilimit të kuq dhe e shpërblimeve.
Klikoni këtu për të zbuluar foto galerinë albinfo.ch:
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









