Lajme
Barroso: Pa Ballkan s’ka Evropë të bashkuar
Presidenti i BE-së, Jose Manuel Barroso Barroso i garantoi ligjvënësit shqiptarë se Evropa nuk mund të konsiderohet e bashkuar pa përfshirjen në të edhe të Evropës Juglindore
Ai e cilësoi dhënien e statusit si një sukses të madh për Shqipërinë, por edhe si një lajm të mirë për të gjithë rajonin.
Barroso mbajti një fjalë rasti edhe në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa i garantoi ligjvënësit shqiptarë se Evropa nuk mund të konsiderohet e bashkuar pa përfshirjen në të edhe të Evropës Juglindore.
“Jam i kënaqur që këtë moment historik e ndaj me ju. Prej këtu fillon një fazë e re premtuese, i jep shtysë progresit të mëtejshëm se perspektiva e vendeve të Evropës Juglindore është diçka reale, ne i mbajmë premtimet tona kur partnerët tanë arrijnë progres”, tha ai.
Në fjalën e tij të mirëseardhjes, kryeparlamentari Ilir Meta, e siguroi presidentin Barroso e Kuvendi shqiptar do jetë i hapur për dialog dhe gjithëpërfshirje. Meta nuk nguroi ta quajë historike, vizitën e Barrosos në Tirane
“Shqipëria dhe rajoni ynë kanë avancuar në mënyrë të dukshme drejt integrimit euroatlantik. Z. Barroso vjen sot në një vend anëtar të NATO-s dhe vizita ka një kontekst tepër të rëndësishëm për Shqipërinë. Më lejoni të shpreh mirënjohjen e Kuvendit për punën e palodhur të KE-së në mbështetje të kandidaturës së Shqipërisë për statusin e kandidatit”, tha Meta.
Presidenti shqiptar, Bujar Nishani e cilësoi vizitën e Barrosos si një shenjë vlerësimi të veçantë nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare, për progresin që ka bërë Shqipëria në rrugëtimin e saj evropian.
Duke përcjellë mirënjohjen dhe përshëndetur vendimin për statusin e vendit kandidat, Nishani e siguroi presidentin Barroso, dhe nëpërmjet tij Komisionin Evropian dhe të gjitha qeveritë e vendeve anëtare të BE, se nuk do të zhgënjehen nga ky vendim i merituar për Shqipërinë.
Ndërsa gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti Barroso tha se Brukseli ka qenë dhe është në anën e Shqipërisë.
“Ne kemi qenë në anën tuaj dhe do vazhdojmë të jemi në anën tuaj. Zoti Kryeministër kur erdhët në Bruksel iu thashë që ishte i mundur statusi, në mënyrë që Shqipëria të ndërmerrte hapat e duhura. Ju uroj ju, qeverinë dhe gjithë forcat politike që kanë kontribuar për statusin, pasi ky është sukses kolektiv i përbashkët.
Tashmë duhet të çohet përpara lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe reforma në gjyqësor”, u shpreh Barroso.
Ai kërkoi që opozita dhe qeveria të bashkëpunojnë në frymën e statusit, duke shtuar se nuk duhet të ketë dyshime se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.
Barroso vlerësoi edhe takimin që kryeministri Rama pritet të bëjë në Beograd me kryeministrin e Serbisë, duke e cilësuar si një gjest më shumë se simbolik, pasi sipas tij tashmë rajoni është në paqe.
I pyetur nga gazetarët për aksionin në Lazarat, ai tha se në këtë mënyrë rritet besueshmëria për luftën ndaj trafikut të drogës, të cilin e cilësoi si një problem shqetësues.
Ndërsa kryeministri Rama shprehu falënderimin për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë, ndërsa marrjen e statusit të vendit kandidat e cilësoi si një shkallë të re përgjegjësie. Rama tha se procesi ka qenë i gjatë, duke nënvizuar se nuk është një proces që iu takon vetëm këtyre nëntë muajve, por puna dhe kontributi në vite kanë qenë të domosdoshme.
“Ne nuk e marrim statusin si një trofe, as nuk e konsiderojmë si arritje të njëanshme apo arsye për të pasur një pozicion që ndan, por si një vlerësim për çka kemi bërë dhe shkallë të re përgjegjësie për çka na mbetet të bëjmë se duam të bëhemi anëtar të BE, por për këtë kemi ende detyra të vështira”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











