Lajme
Barrierat bavareze

Kështu titullon një ndër të përditshmet më të mëdha gjermane „Süddeutsche Zeitung“ artikullin mbi problemet e shtetasve kosovarë për marrjen e nënshtetësisë gjermane në Bavari.
Shumica e migrantëve në Gjermani, për marrjen e nënshtetësisë duhet të dorëzojnë nënshtetësinë e vjetër për të marrë atë gjermane. Vetëm shtetasit e pak vendeve, shumica e tyre anëtare të Bashkësisë Europiane, mund të mbajnë dy shtetësi. Nga shtetasit kosovarë të interesuar për nënshtetësi të re, kërkohet dorëzimi i nënshtetësisë kosovare dhe një numër i madh i tyre kanë dorëzuar atë prej se Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ofron këtë mundësi. Por kjo nuk ju mjafton kosovarëve që jetojnë në Republikat e Bavarisë dhe Saksonisë. Qeveritë e këtyre dy Republikave kategorikisht kërkojnë edhe dorëzimin e nënshtetësisë serbe. Absurditet i madh kur dihet se Gjermania ka njohur Kosovën si vend të pavarur dhe kur dihet se 14 republikat tjera gjermane nuk e kërkojnë një gjë të tillë.
Me shembullin e dy kosovarëve bavarezë, gazeta përshkruan diskriminimin që në këtë aspekt ju bëhet të ineteresuarve kosovarë për natyralizim në Bavarinë konzervative. Deri sa për njërin nga ta ndërrimi i vendbanimit në një republikë tjetër i hapi derën drejt marrjes së pasaportës gjermane tjetri mbetet peng i kësaj politike diskriminuese të Qeverisë bavareze. Kjo Qeveri është mjaft e zëshme kur është në pyetje integrimi i të huajve në shoqërinë gjermane e në të vërtetë e njëjta Qeveri pengon ku mundet këtë integrim.
Për kosovarin e ri Alban Ferizi i cili është në prag të promovimit të Doktoraturës në Univerzitetin e Erlangenit ku edhe punon si mësimdhënës në lëndën e elektroteknikës, shkuarja te Ambasada serbe armata e të cilëve e përzuri atë nga shtëpia si fëmijë, është një hap që nuk mund ta bëj.
Siç raportojnë organizatat e refugjatëve të Bavarisë të cilat mbështeten edhe në vendime të gjyqeve të ndryshme në Gjermani, largimi në mënyrë legale nga nënshtetësia serbe është gati i pamundur. Bëhet fjalë edhe për pagim ryshfeti për marrjen e këtij dokumenti gjë që mohohet kategorikisht nga zëdhënësja e Ambasadës serbe në Berlin.
Ministria e Punëve të Brendshme të Bavarisë e cila kontrollon rregullat e natyralizimit, argomenton se “në shtatë vitet e fundit rreth 1400 kosovarë kanë marrë lëshimin nga nënshtetësia serbe në Ambasadën serbe në Mynih” dhe shton se “nëse ata persona kanë mundur të arrijnë këtë qëllim atëherë kjo nuk është e diçka e pamundur edhe për të tjerët”.
Pas artikullit në gazetë edhe opozita bavareze komentoi praktikën diskriminuese ndaj kosovarëve. “Nuk bën qe kosovarët të detyrohen të ju luten për këtë sherbim ish-kundërshtarëve të tyre të luftës” dhe “Bavaria nuk po e njeh Kosovën si shtet sovran edhepse Qeveria gjermane këtë hap e ka bërë qysh moti” janë vetëm disa nga reagimet e opozitës bavareze. Instituti “Friedrich Ebert” e quan këtë praktikë si “absurde” dhe shton se ”në njërën anë Qeveria gjermane po jep shuma të mëdha të hollash për Armatën e saj për mbrojtjen e Kosovës nga Serbia e në anën tjetër detyron kosovarët të shkojnë në ambasadat serbe për këtë dokument”.
Edhe mediat si “Bayerische Rundfunk” raportuan per kete çështje në emisionet e tyre duke intervistuar Alban Ferizin. Me këtë intervistë u konfrontua Ministri i Punëve të Brendshme të Bavarisë Joachim Herrmann i cili premtoi se do të mirret më këtë çështje.
Shpresat e Alban Ferizit janë të vogla se do të ndryshon diçka në Bavari. Ai ndoshta edhe do të jetë i detyruar të ndërron vendbanimin e të shpërngulet në ndonjë nga republikat më liberale gjermane. Me këtë politikë Bavaria do të humbë një nga ata inxhinjerë të aftë te cilët janë më se të kërkuar në kompanitë bavareze por edhe do të zbehë vullnetin e atyre që me dekada jetojnë në Bavari të nisin avanturën e marrjes së nënshtetësisë së re.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini